Ben Blushi, kryetari i partisë Libra, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për shtyrjen e afateve për ngritjen e komisioneve për ligjin e Vetingut.

Sipas Blushit, Kuvendi nuk ka kompetencë për të shtyrë këto afate me 81 vota, pasi ligji mund të ndryshojë vetëm me 84 vota.

ben blushi
    (Shkrimi i Ben Blushit në faqen e tij të Facebook)


“Ligji i Vetingut është miratuar me 84 vota. Dje ai ndryshoi duke i dhënë Kuvendit një kopetencë që nuk e ka me 81 vota.

Parlamenti vendosi të ndryshojë afatet e paraqitjes së kandidatëve si dhe te shtojë kandidatë të tjerë, të cilët ishin skualifikuar.

Kjo ndodhi në Cadrën e Padrejtësisë së Partive të Vjetra”- shkruan Blushi në Facebook.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com