Bluza e qëndisur e Sabiha Kasimatit
në Ditën Europiane të Viktimave

Bluza e qëndisur e Sabiha Kasimatit<br />në Ditën Europiane të Viktimave
Një bluzë e qëndisur nga duart e Sabiha Kasimatit është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit. 23 gushti është shpallur si dita që dënon çdo formë të totalitarizmit nga Parlamenti Evropian.
 
Me këtë rast Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë, ku përveç bluzës së Sabiha Kasmiatit janë ekspozuar edhe disa objekte të tjera të viktimave të terrorit nazist e komunizmit stalinist shqiptar. Të bëjnë përshtypje veshjet e shpuara nga plumbat të masakrës gjermane të Borovës në vitin 1943, ku nazistët gjermanë i mblodhën në një shtëpi e i pushkatuan pothuajse të gjithë burrat e djemtë e këtij fshati.

[gallery]23582[/gallery]  
Veshjet e arnuara me flokët e nënës
Jo më pak gjurmë të dhimbshme ruajnë edhe objektet e ekspozuara nga viktimat në kampet e internimit komunist, ku duken këto pantallona të armuar të të internuarit Gjon Vutnikaj, ta arnuara me flokët e nënës së tij. Një pamje që transmeton shumë dhimbje.
 
Njollat e gjakut të djemve të rinj të pushkatuar në kufi në vitet ‘90, nga sigurimi i shtetit janë një detaj edhe më ekstrem i dhimbjes kur sheh këtë ekspozitë. Këtu janë bluza me njolla gjaku e Pëllumb Pëllumbit dhe këmisha e një të riu tjetër që ka tentuar të kalojë kufirin.
 
Ndërsa këmisha e Sabiha Kasimatit e qëndisur me mjeshtëri nga duart e saj, na sjell një copëz nga jeta e saj. Ko është një këmishë tradicionale që vajzat e merrnin në pajën e martesës. Duart e Sabihasë kanë lënë këto gjurmë jete e dashurie në këtë bluzë.

Diktatura komuniste ka kryer një nga aktet kriminale me vrasjen e shkencëtares së njohur Sabiha Kasimati.
 
Ajo u pushkatua në natën e 26 shkurtit 1951, e lidhur me tela me gjemba me 22 burra të tjerë, dorë më dorë. U pushkatuan një nga një, diku pranë urës së Beshirit, dhe trupat e tyre u hodhën të gjithë në një gropë të madhe.

Fatkeqësisht Sabiha Kasimati ishte e vetmja që nuk e kapi plumbi direkt në zemër, dhe u varros mizorisht e gjallë bashkë me viktimat e tjera duke vuajtur orë të tëra tmerri derisa dha frymën e fundit.

Në një konferencë që iu referua Ditës Europiane të Viktimave, drejtori i muzeut kombëtar, Dorian Koçi tha se duhet të sjellim debat të hapur për të parë të shkuarën pa komplekse. Ndërsa Gentiana Sulaj kryetarja e autoritetit të dosjeve, shpjegoi më tej se procesi i deklasifikimit i ka bërë dosjet më të hapura, por do të ketë edhe rezervime për to, që sipas saj lidhen me sigurinë kombëtare.

"Ligji ynë është ligj transparence. Midis shumë parimeve të tjera të ligjit është edhe siguria kombëtare. Ne e marrim parasysh pasi jemi institucion kolegjial. I vlerësojmë rastet rast pas rasti. Deri tani nuk kemi pasur raste që të jetë refuzuar deklasifikimi", u shpreh kryetarja e autoritetit të dosjeve, 
Gentiana Sulaj.

Konferencën e përshëndeti edhe ambasadorja e Gjermanisë Suzan Shyt e cila rikujtoi procesin e vështirë të hapjes së dosjeve të Stassit në Gjermani. Shyt tha se Shqipëria është pak e vonuar në procesin e hapjes së dosjeve.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë