TIRANE - Kreu i departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike dhe deputeti i kësaj force politike Luciano Boçi, ka ndarë në rrjetin social Facebook një urim për të gjithë mësuesit në festën e tyre duke marrë shembull mësuesen e djalit të tij Paridit, per te cilen edhe pse nuk e ka takuar asnjehere shprehet se eshte me e mire, duke iu referuar sjelljes qe djali i tij reflekton.
Ndonëse ai shkruan se nuk e njeh personalisht këtë arsimtare, Boci thekson se nëpërmjet edukatës, mësimeve, fjalëve që djali artikulon në shtëpi, deputeti demokrat arrin në konkluzionin se ajo është mësuesja më e mirë në botë, ashtu si të gjitha mësueset shqiptare.
Ja shkrimi në Facebook i deputetit të PD, Luciano Boci:
“Unë personalisht mësuesen e Paridit (djalit) nuk e kam takuar asnjëherë! Punë politike kjo e imja…. që nuk mbaron kurrë! Me të njëjtin avaz ngarkese pa fund. Megjithatë për mua ajo është mësuesja më e mirë e botës!
Po aq sa dhe mësuesja ime e klasës së parë edhe të gjithë mësueset e mësuesit e viteve të tjera shkollore! Tek kundroj Paridin, shoh mirësinë e dijes që ajo i përcjell, shoh çdo herë të ndryshojë diçka tek ai...
Nuk e kam fjalën për zgjatjen dhe tiparet. E kam përndriçimin e brendshëm dhe shkëlqimin e syve që i shkreptëtin tek rreket të më formulojë fjali gjykuese, apo këshilla për veten dhe motrën, tek kundërshton e bashkëpunon me të ëmën si i rritur dhe tek shikon “vjedhurazi” për të marrë vlerësimin tim. Brenda tij entuziazmi ecën në proporcion të drejtë me vlerësimin e çdoditëshëm që i bën pikërisht ajo, mësuesja e tij. Fjalët e saj janë refreni i ditës i shtëpisë, ndërsa shënimet në fletoret e punës kartolina krenarie, pa të cilat duket se ai nuk do gjente frymëzim e arsye të niste detyrat e radhës….
Mësuesen e Paridit unë nuk e njoh.... por e takoj punën e saj, tek skalit me durim formën që ne duam në ëndrrën tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Mësuesen e Paridit une nuk e njoh... por e takoj cdo ditë tek cdo mësues, tek shpirti fisnik i këtyre apostujve të dijes, pa të cilët bota do ishte e mbarsur vetëm me urrejtje!
Gëzuar 7 Marsin mësues, nxënës e prindër!”
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com