Të gjithë e njohin Kevin-Prince Boateg dhe gjysëm vëllain e tij Jerome, të cilët u rritën sëbashku në një lagje të Berlinit, duke luajtur futboll në një fushë të vogël basketbolli. 

Historia e tyre është mjaft e veçantë pasi të dyve u është dashur të përballen shpeshherë në ndeshje kundër njëri-tjetrit; më e fundit ishte ajo në Kupën e Botës mes Gjermanisë dhe Ganës, një ndeshje e përsëritur si katër vite më parë. 

Karriera e të dyve ka qenë e gjatë dhe ata kanë ndjekur hapat e njëri-tjetrit, por pavarësisht kësaj u është dashur të konkurrojnë gjithmonë si kundërshtarë përballë skuadrave të tyre, si ato në Bundesligë ashtu dhe në Kupën e Botës. 

Ata janë shumë të njohur në Gjermani dhe një autor po bën biografinë e tyre, pasi mendon se historia që i lidh ata të dy është shumë e veçantë, që nga mënyra e jetësës, rritja me praninë e pandashme të njëri-tjetrit dhe përballja si konkurrentë në shumë momente të rëndësishme të jetës së tyre. 

Kevin-Prince është një lider i lindur, si në skuadër ashtu dhe në jetë, duke qenë një shembull dhe një idhull për vëllain më të vogël Jerome, i cili ndryshe nga i vëllai është natyrë që preferon të ndjekë të tjerët. 

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/Shqitparja.com)