Boateng u dëmtua dhe do mungojë 6 javë, rrezikon Botërorin

Boateng u dëmtua dhe do mungojë 6 javë, rrezikon Botërorin

Jerome Boateng

Nuk ka mjaftuar humbja në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Real Madrid, por duket se skuadra bavareze nuk do të ketë as shërbimin e Jerome Boateng për sfidën e kthimit. Shtatlarti i mbrojtjes u largua mbrëmë në minutën e 34-t dhe stafi mjekësor dyshon se futbollisti ka mbyllur sezonin.

Mbrojtësi rrezikon 6 javë jashtë fushave. Me shumë siguri sezoni është mbyllur, ndërsa është në rrezik edhe prezenca e tij në Botëror.  Joachim Loë do të bëjë të pamundur për ta patur në skuadër Boateng, por tërheqja muskulare e mbrojtësit është shumë e rëndë. 

I njëjti problem bëri që Boateng të mungojë nga muaji maj deri në shtator vitin e shkuar, ndërkohë edhe në 2016 për shkak të të njëjtit problem muskular vuajti për 3 muaj.

Por duhet se edhe nëse koha e rikuperimit do të jetë 6 javë, Boateng rrezikon shumë prezencën në Botëror, teksa Gjermania starton më 17 qershor me Meksikën, për të vijuar në 23 me Suedinë dhe Korenë e Jugut më 27 qershor.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë  deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!

Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!