Fshati me vetëm 100 banorë që mund të shuhet për 1 dekadë! Boboshtica me shtëpi me nga dy pleq

Vetëm 7 km nga Korça ndodhet fshati Boboshticë. I cilësuar si një destinacion i rëndësishëm turistik, me një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra,  e me një terren të pasur që të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive, është lënë në harresë, duke bërë që vitet e fundit të braktiset masivisht nga të rinjtë.

Dikur  ky atraksion tërheqës për turisë vendas dhe të huaj numëronte  2700 banorë,  e sot ky numër është  ulur ndjeshëm, duke shkuar në 100.

I braktisur pothuajse tërësisht nga mosha e re, në rrugët e këtij fshati shikojmë vetëm të moshuar që ndihen të vetmuar, të përmalluar për fëmijët e tyre, e të pashpresë se ata mund të  kthehen një ditë në vendin e tyre të lindjes. Sipas tyre faj i këtij largimi dhe braktisjes së fshatit është papunësia. 

Në çdo shtëpi dy pleq gjen nuk ka të rinj. Po nuk ka punë se po të ketë punë asnjë njeri nuk ikën nga vendi i tij, ka si vendi jot.  Edhe ne duan të na marrin por nuk ikim se na dhimbset shtëpia se të gjithë  ata qe janë larguar u është bërë shtëpia gërmadhe.

Të gjendur përballë papunësisë,vështirësive për të përballuar jetesën, brezi i ri ka zgjedhur të largohet duke parë si të vetmin shpëtim emigracionin.

Humbja e shpresës dhe besimit se vendi i tyre një ditë mund të ju japë mundësi për të ardhmen,  i ka detyruar  ata që të lënë gjithçka dhe të largohen pa kthyer kokën pas.

"Kisha nipërit kisha djemtë e kisha plot shtëpinë tani nuk kam asnjë njeri., e kisha vendin të gjithë gjallëri. Ata më sjellin lekë mua për të blerë ilaçe.  Ne punonim më përpara me dele. U detyruan dhe ikën djemtë. Më vjen për të qarë jo të këndoj se më iku fëmija. Është bërë jeta shumë e vështirë. Më përpara ishim të gjithë njëlloj tani  është turp po nuk pate të tall njerëzia" shprehet një banorë.

Ata pak të rinj që kanë mbetur në fshat po tregojnë gjithnjë e më shumë interes, synim  dhe dëshirë të për t’u larguar për të ikur diku jashtë Shqipërisë për ti krijuar vetes dhe familjes së tyre një jetë më të mirë.

"Ka qen një fshat shumë i kulturuar edhe në kohën e zogut edhe të Enver Hoxhës edhe tani . Por jetonim vetëm me kurbet 6 muaj këtej e 6 jashtë shtetit. Këtu ra puna dhe  të rinjë u larguan detyrimisht. Po të bëhet një fabrikë dhe nëse malli nuk shitej do ta bëni pije edhe do të kishte vend pune për njerëzit dhe do të ktheheshin njerëzit.   Këtu ka 2 ose 3 lokale të mira por edhe fëmijët e atyre që kanë tavernat kanë ikur nëpër shkolla dhe  kanë ikur atje ku kanë ikur shokët se nuk rrinë vetëm pavarësisht se kanë lek këtu nuk ka njeri  të shkojnë atje ku behet jeta e ku është kultura" shprehet ai.

Ky fenomen me shifra alarmante,  në Boboshticë ka sjellë jo pak pasoja edhe në  plakjen e popullsisë dhe rënie drastike në ekonomi.

Mosha e re e popullsisë gjithmonë është cilësuar si shpresa më e madhe për zhvillim e një vendi,  por mesa duket në këtë fshat kjo shpresë është ulur këmbëkryq si një plagë e shoqërisë.

"Të ardhurat e fshatit janë  përtokë. Kam një baçe por nuk i shesim dot dhe të gjithë mollët na shkojnë ë. Nuk ka të ardhura dhe më kanë ikur të 3 djemtë dhe vajza. Ne jemi të humbur edhe djemtë ku janë të humbur se janë në vend të huaj. Duhet të bëhet kthesë këtu, kthesë nga të mëdhenjtë. Kur kam ardhur këtu në fillim ka pas shumë njerëz, ata u larguan dhe kemi ngel ne. Këtë fshat ka qen i dëgjuar por tani ka mbetur i varfër fshati edhe gurët janë varfëruar. Vijnë fëmijët shikojnë dhe ikin prapë se këtu nuk ka shpresë. Shpresa është shumë e paktë këtu. Më përpara këndonim valonte vendi , tani ndezim një radio e dëgjojmë se nuk këndon njeri. Këtu ka rënë zija, zija ka rënë. Nuk dëgjon njeri të këndoje."

Banorët i bëjnë apel shtetit që të kthejë sytë nga ky fshat, e të bëjnë diçka që edhe ata pak banorë që kanë mbetur të mos largohen, pasi brezat po përcjellin brezat dhe brenda një 10 vjeçari Boboshtica do të ngelet pa asnjë njeri.

"Të gjithë mendojnë si të ikin   përcjellin brezat breza brezat ikin ato e do të ikim ne dhe themi se për një 10 vjeçar këtu nuk do të mbese asnjë njeri, pasi të gjithë si kanë ngelur këtu janë moshë e madhe"

Dikur në rrugët e këtij fshati valonte jeta, gjallëria e kënga. E sot gjithçka ka ndryshuar. Shtëpi të braktisura, ndërtesa të rrënuara, porta të mbyllura e dryne që presin që një ditë të hapen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'