Boçe spinaqi të mbushura
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr spinaq i freskët
- 2 vezë
- 1 filxhan miell
- 1 gotë qumësht
- Pak kripë
Për mbushjen:
- 200 gr krem djathi
- 150 gr proshutë
- 50 g djathë i grirë kaçkavall
- Piper sipas shijes
Përgatitja:
Ziejmë spinaqin për disa minuta ose e kalojmë në avull derisa të zbutet. E kullojmë mirë dhe e grijmë imët ose e kalojmë në blender. Përziejmë vezët me qumështin, kripën e spinaqin dhe shtojmë miellin pak nga pak, duke krijuar një brumë të butë si për krepa. Në një tigan të lyer me pak vaj, hedhim një shtresë të hollë nga masa dhe përgatisim disa krepa derisa të mbarojë masa. Përgatisim mbushjen duke përzier kremin e djathit me proshutën, djathin e grirë dhe piperin. Marrim secilën petë spinaqi dhe vendosim nga një lugë mbushje në mes, i mbledhim si "boçe" dhe i spërkasim me pak djathë të grirë kaçkavall.