Boçi: Kryetari i Bashkisë Cërrik me urdhër nga lart po spastron administratën nga 'armiqtë politikë'

Boçi: Kryetari i Bashkisë Cërrik me urdhër nga lart po spastron administratën nga 'armiqtë politikë'

Luçiano Boçi

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi akuzon kryetarin e Bashkisë së Cërrikut Andis Salla se me urdhër nga lart po spastron kundërshtarët politikë nga administrata duke thyer premtimin e kryeministrit Edi Rama përgjatë fushatës elektorale. 

Boçi thotë se Rama po spastron administratën për t'i zëvendësuar ata me trafikantë droge.

"Kryetari i Bashkise Cerrik me urdher nga lart po spastron administraten nga “armiqte politike”. Nderkohe Rama mban ende ne detyre bashkiake te lidhur me krimin dhe perdorues droge. Ja si kryebashkiakët e emëruar nga Rama, spastrojnë administratën nga “armiqtë politikë”, megjithë përbetimet e dikurshme për moscënim të punonjësve!

Me një shkresë analfabetësh juridikë, në të cilën në fillim parashtrohet si arsye “ristrukturimi” dhe më poshtë nxirret “shkelja”, Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe mundësinë “e bukës”. Këtë ia kërkojnë “ato lart”. Këto janë modelet e Ramës në drejtimin e Bashkive: Të inkriminuar, trafikantë, përdorues kokaine, të paaftë. Dhe krahas këtyre, të jenë përçues të vijës së partisë dhe hakmarrës politikë shembullorë.

Njërëz të tillë të pavotuar, por të emëruar, e konsiderojnë detyrën si pushtet të dhënë dhuratë dhe shkelin mbi çdo vlerë njerëzore", shkruan Boçi

Dokumenti i publikuar nga Luçiano Boçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik