Boçi në 'Studio Live': Kandidatët e Berishës janë të anëtarësisë, të Bashës të emëruar! Shkarkimi i Metës? S'ka arsye Kushtetuese, nuk sjell asgjë për stabilitetin politik

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit do të futet në garën e 6 marsit për të fituar dhe ajo që i jep shpresë është fakti që në këto zgjedhje është shumë i rëndësishëm kandidatit. Deputeti Luçiano Boçi, pjesë e këtij komisioni, i renditur krah Sali Berishës, thotë se përballë Lulzim Bashës kanë epërsi, pasi emrat e dalë nga primaret e së dielës i ka quajtur si kandidatë të anëtarësisë e ndërsa "kundërshtarët" e tyre si kandidatë të selisë, që vijnë me emërim.

Në emisionin 'Studio Live' në Report TV me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Boçi tha se Basha priti që të shikonte emrat që do përzgjidhte Berishën, që të dinte se kë t'i vinte përballë në 6 mars.

"Është pritur që të konfirmohen kandidaturat e Komisionit të Rithemelimit dhe më pas që të publikoheshin kandidaturat e tjera, askush nuk e beson dhe nuk është rruga e duhur. (...) Duhet marrë në konsideratë, lufta është e vështirë dhe shumë analistë shpesh e fusin në kurthin e votave, dhe ky realitet është realitet numrash, po kjo shkon edhe përtej numrave. Logoja nuk është aq ndikuese, votoja do të ndikohet pak nga loga, po e vendos kandidati. Mënyra e komportimit të kandidatit, çfarë vizioni do ketë kandidati dhe sot njerëzit kanë edhe një specifikë tjetër, do bashkëngjiten te kandidati se janë të mërzitur nga partitë politike, kundërshtia ndaj logove është më e fortë se kurrë më parë. Te Shtëpia e Lirë dhe te PD jemi brenda një anëtarësi ku pjesa më e madhe është e Shtëpia e Lirisë.  Një kandidat nga selia tjetri nga anëtarësia. Hyhet për të fituar se ky është synim", tha Boçi.

Ai e thotë me bindje se të gjashtë emrat që janë zyrtarizuar për kandidatë në 6 Bashkitë kanë dalë një garë e vërtetë brenda partisë dhe se akuzat që vijnë nga PD-ja se janë emëruar, nuk janë aspak të vërteta.

"Nuk ka pasur asnjë insinuatë që emrat kanë qenë të paracaktuar është votuar në një mënyrë si asnjëherë tjetër. Deklarata e nga selia më duken profane nga pikëpamja se si bëhet opozita, se një parti nuk mund të bëjë një sulm në një kohë që e ka si vëllanë e vet në raport me mazhorancën, marrëdhëniet e partive politike kanë dinamikën e tyre. Votën mund ta marrësh me kandidatë të mirë, me një vizion të gjerë apo edhe me një aleancë zgjedhore, dhe kjo është brenda normalitetit, është situatë zgjedhore që shndërrohet në një aleancë që synon fitoren", tha deputeti.

Akuza e Lulzim Bashës se protesta e 8 janarit u bë për t'i dorëzuar partinë Ilir Metës, referuar koalicionit të bërë me LSI-në, Boçi e cilësoi si një deklaratë pa brum politik, e që mbi të gjitha që nuk i shërben askujt.

"Pa brum politik, që nuk i shërbejnë deklaruesit dhe aq më tepër situatës, apo votuesit që t'i shndërrojë në motivacione për t'u votuar. Janë deklarata që nuk sjellin bindje", u shpreh Boçi.

Një koment e ka pasur edhe për seancën në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të vendosi fati i Ilir Metës si president. Boçi rreshtohet krah atyre që mendojnë se nuk ka asrye Kushtetuese për shkarkimin e Metës, por mbi të gjitha thekson se kjo nuk do i shërbente aspak klimën politike në vendin tonë.

"Arsyet për shkarkimin nuk janë bindëse nga pikëpamja ligjore, pjesa tjetër është produkti politik që vjen nga shkarkimi politik, që e shok të keqe për klimën politike në Shqipëri, se jemi përballë një revashi që të qeverisë për të kapur të gjitha institucione, jemi para një rreziku shumë të madh, se nga ana politike nuk sjell asgjë dhe as për stabilitetin institucional", përfundoi Boçi në Report Tv.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani 

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë