
Me rifillimin e seancës parlamentare dhe refuzimin e Luçiano Boçit për t’u larguar nga salla pas përjashtimit, Belind Këlliçi u ngrit duke thënë se deputetët e PD do të braktisnin sallën në shenjë solidariteti.
“Ne do të braktisim sallën në shenjë solidariteti. Le të vazhdojnë kolegët e PL. Ajo që keni bërë është e patolerueshme nga ana jonë! Kjo mund të ndodhë vetëm në këtë sallë Kuvendi! Nëse nuk gjeni mënyrë për të rikthyer normalitetin, ne do të largohemi në shenjë solidariteti me nënkryetarin e PD”, tha Këlliçi.
“Unë ju them mos u solidarizoni me një shkelje rregulloreje, është vendimi juaj nëse do të vazhdoni apo jo”, ia ktheu Peleshi.









