Bode, me duar bosh nga
Washingtoni, BB s'dha kredi

Bode, me duar bosh nga<br />Washingtoni, BB s'dha kredi
TIRANE- Është kthyer me duarbosh nga Washingtoni kreu i Financave Ridvan Bode, pas vizitës së rradhës, në kuadër të sesionit të zakonshëm vjetor të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Për disa muaj rresht, qeveria negocioi për një kredi të butë nga 100 në 300 milionë dollarë me Bankën Botërore, por anëtarë të delegacionit kanë pranuar tashmë se ndërkombëtarët nuk kanë rënë dakord për disbursimin e kësaj shume.
MISIONET
Në mars erdhi, për të dytën herë, në Tiranë misioni i Bankës Botërore, i ngarkuar për negocimin e një kredie të butë për qeverinë shqiptare, si mbështetje për buxhetin. BB ka ndërmarrë këtë nismë drejt shumë vendeve, që të shmangë pasojat e krizës globale mbi ekonomitë e tyre. Bisedime për këtë çështje ishin zhvilluar edhe disa muaj më parë, kur u duk se Banka kërkonte zbatimin e disa kushteve lidhur me politikat fiskale, në mënyrë që të disbursonte shumën. Qeveria deri tani është shprehur vazhdimisht e vendosur se nuk do të pranojë ulje më të fortë të borxhit nga ajo që ka parashikuar në kuadrin makroekonomik afatmesëm, sipas të cilit borxhi në vitin 2014 mbetet mbi 58 për qind e Prodhimit Kombëtar Bruto, nga 56% që kërkon Banka.
Sipas parashikimeve të qeverisë, deficiti buxhetor për tre vjetët e ardshëm do të jetë 3 për qind, ndërsa Banka Botërore kërkoi uljen e tij në 2.5 për qind gjatë këtij viti dhe në 2 për qind për 2013-2014-n.
VENDIMI
Banka Botërore kërkon që qeveria të ulë më tej shpenzimet e planifikuara, duke prekur investimet në infrastrukturë, në këmbim të kredisë me norma të ulëta interesi, duke e vënë qeverinë shqiptare para një zgjedhjeje të vështirë: të pranojë uljen më të fortë të borxhit ashtu sikur i kërkon banka, apo të mbajë shpenzimet për t'i dhënë frymëmarrje ekonomisë? Me sa duket, përballë një viti elektoral, ajo ka vendosur të kryejë shpenzimet kapitale të premtuara, si rruga Tiranë-Elbasan, pavarësisht nga performanca e dobët dhe në ulje e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Por kjo politikë bie ndesh me logjikën e institucioneve financiare ndërkombëtare.
Situata
"Nuk u ra dakord për asgjë. Jemi sërish në pikën ku ishim. Nuk ka marrëveshje për kredi të re", ishte informacioni përfundimtar që erdhi përmes telefonit nga delegacioni i Financave shqiptare në SHBA. "Kushtet e vendosura na ndanë në pikëpamje të ndryshme".
Refuzimi i kredisë së butë përkon me një situatë të vështirë, që është krijuar nga ulja e kreditimit bankar në vend. Madje, sikurse pohoi vetë Bode në SHBA, "Raiffeisen Bank ka deklaruar se brenda tremujorit të parë të këtij viti do të ulë kreditimin e saj me 120 milionë euro, gjë, që, sigurisht, nuk është e mirë për ekonominë tonë dhe bankat e tjera".
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës