TIRANE- Bodrumet e një pallati, në qendër të Tiranës, i ndërtuar në vitet 60-të, janë kthyer në makthin e banorëve. Të ndërtuara në vitin 1960, dikur këto bodrume të Pallatit të Oficerëve, shërbenin si lavanderi dhe kuzhinë për 18 familjet e këtij pallati, por tashmë janë kthyer në ankthin e tyre. Për shkak të bllokimit të pusetave të ujërave të zeza, që prej 35 vitesh ato mbushen me ujë, duke u bërë një rrezik serioz infeksioni.
Banorët na tregojnë se nuk kanë lënë derë zyrtari pa trokitur, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Sipas tyre pallati ka filluar të japë shenjat e cedimit, për shkak se bodrumet që janë rreth 3 metra të larta, janë gjithmonë plot me ujë.
Banorët na tregojnë se problemi do të zgjidhej duke ndërhyrë në pusetat pas pallatit, duke i zgjeruar dhe lidhur me linjën kryesorë që është vetëm 100 metra më tutje. Por përgjatë gjithë këtyre viteve ata janë përballur vetëm me neglizhencën e pushtetit vendor.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO