Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani mori pjesë në konventën e 25 vjetorit të themelimit të PDSh-së së Luginës së Preshevës. Bogdani në fjalën e tij shprehu mbështetjen e plotë të PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha për Luginën e Preshevës.

“Më lejoni të përcjell urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë,Lulzim Basha. Për  Partinë Demokratike jeni prioritet kushtetues që nga dita e parë e themelimit, sot e deri në ditën që ajo do të egzistojë”, tha Bogdani, ndërsa uroi PDSH-në për themelimin e saj dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë bashkim.   

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)