Bogdani: Në 2013 Ramës i shpëtuan 2-3 deputet me lidhje kriminale, në 2017 shkoi 20! Pëllumbi: Jo e vërtetë, matematika e PD-së lë për të dëshiruar (VIDEO)

Procesi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PS dhe PD ka hapur debat në studion e Pa Prtokoll mbrëmjen e kësaj të premte. Sekretarin Organizativ të PS-së, Arben Pëllumbi thotë se procesi që zhvillohet online ka mundësuar maksimalizimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, skenar që fizikisht do të ishte e pamundur.

"Në kushtet që teknologjia ka ecur shumë, na ka dhënë mundësinë që në një kohë të shkurtër të mbledhim opinionet e anëtarësisë për të gjykuar. Përveç asaj bindjes që kemi krijuar për punën e secilit, besoj se është mjaft i vlefshëm për të gjithë. Ne kemi qenë gjithmonë pranë strukturave por takimet fizike janë pak të vështira dhe na merr shumë kohë. Kemi digjitalizuar të gjithë organizimin e PS. Kjo platformë na jep mundësinë që të kemi komunikimin online. Ne e kemi bërë online në ndryshim nga 36 fletët që kishin partia opozitare" - tha Pëllumbi.

Ndërkohë ish deputeti i PD-së, Gerti Bogdani thotë se ky proces në teori është i bukur por në praktikë nuk është e tillë. Ai tha se dekriminalizimi është çështje vullneti. Sipas tij, në 2013, Edi Ramës i kanë shpëtuar 2-3 emra  (deputetë) me lidhje kriminale ndërsa në vitin 2017 ka shkuar në 20.

"Jep një tjetër kur keqqeveris. Kursen kritikat në këtë rast. Në teori tingëllon bukur por në praktikë është më ndryshe. Dekriminalizimi është çështje vullneti kështu që shpresoj se në listën e PS-së të jenë sa më pak njerëz të lidhur me krimin. Në 2013 mund t'i kenë rrëshkitur 2-3 emra që kanë pasur lidhje kriminale. Ndërsa në 2017 shkuan 20." - tha Bogdani.

Ndërkohë Arben Pëllumbi ka ironizuar Bogdanin duke u shprehur se PD është keq me matematikën.

"Forca politike ka detyrë që të bëjë një filtrim por jo maksimal. Duhet që secili prej personave të plotësojë formularin e dekriminalizimit. Matematika e PD lë për të dëshiruar dhe e kuptoj që shifrat e Bogdanit janë të gabuara. " tha Pëllumbi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Bogdani: Rama tregoi se kishte frikë nga listat e hapura! Presidenti riktheu ndryshimet në parlament, shpresoj një reflektim nga kryeministri (VIDEO)

Ish-deputeti Gert Bogdani foli për listat e hapura teksa shpreson tek rikthimi i ndryshimeve në Parlament nga ana e Presidentit Meta.

Ai tha se shpreson në një reflektim të kryeministrit, që sipas tij tregoi se kishte frikë nga listat e hapura

"Opozita nuk iku se humbi zgjedhjet. Në momentin që dolën përgjimet e prokurorisë për dosjen 339 atëherë vendosëm që të largohemi. Rama tregoi se kishte frikë nga listat e hapura. Presidenti e ka kthyer prapsht ligjin. Shpresoj që të ketë njëfarë reflektimi të kryeministrit. Unë shpresoj që të kthehet. Ai e bëri që të sigurojë disa patercia për të mbajtur veten për zgjedhjet e ardhshme. Po të shihni dy vite më parë, Basha e ka thënë se do listat e hapura gjatë protestave të studentëve. Duhet parë se çfarë kombinimi do të bëhet për koalicionin që do të shkojë opozita në zgjedhje. Fusha e lojës është përballja përpara elektoratit. Do e shohim në javët në vijim që të bëhet zgjedhja përfundimtare. Për kandidatët për deputetë, duhet hequr fjala përjashtim. Çfarë ishte për tu përjashtuar ishte ajo që bëri baza. Këtë fuqi e kishte vetëm baza. Komisioni e kalon vetëm disa persona. Komisioni thotë se këto persona kalojnë. Të dyja listat do të shkojnë tek kryesia për tu analizuar. Kjo nuk krijon përçarje. Për të mirën e shqiptarëve shpresojmë që të fitojmë zgjedhjet" - tha Bogdani.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 23/10/2020 23:49

    Po ky?Kishte humb fare,nga doli?

    Përgjigju
  • Bledi: 23/10/2020 23:36

    O Bogdani, ke qene ne Afrike keto kohe apo jo, se kishe dale bukur ne foto me ato te inceneratoreve. Ti je zhgenjimi I Partise Demokratike.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 23/10/2020 22:57

    Dhe kush e thote kete?Ai qe krijoj Dushkun dhe fitoj 10 deputete... Hajduteve te votave,nuk ju duhet prere dora,se do na shtohen invalidet dhe do hane perseri paret tona.Te tilleve duhet dhene vetem burg i rende,te punojne ne sektoret me te veshtire dhe te hane vetem buke ete jetojne,asnje gje tjeter.... Dhe burgimi i tyre te jete i papaelueshem dhe jo me i vogel se dhjet vjet....

    Përgjigju
  • O tej: 23/10/2020 22:15

    O Bogdanleshi kush jane ata te fotos na trego pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë