Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, komentoi edhe sigurinë në Gjykata dhe Prokurori. Në Kuvend, ajo tha se KLP dhe KLGJ do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët për të adresuar çështjen e sigurisë dhe të insfrastrukturës në institucionet e drejtësisë.

“Pjesa e sigurisë apo infrastruktura në Prokurori, nga niveli i adresimit të masave varet nga KLP dhe me KLGJ duhet të hartojnë strategji për sigurinë në gjykata dhe prokurori. Mbledhja e përbashkët do të adresojë në mënyrë të dedikuar këtë çështje, do zhvillohet në dhjetor ndësa për infrastrukturën është Prokuroria e Përgjithshme institucioni që ka buxhetin dhe detyrimin për të menaxhuar infrastrukturën dhe të tjera. . Në takimin e përbashkt me KLGJ do të jetë pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm për të adresuar në mënyrë të plotë këtë çështje.”, tha Bogdani.

Ajo theksoi se brenda Këshillit kanë një komision për mbrojtjen e Prokurorëve, ndërsa shtoi se në vitin 2024, 11 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të plotë për ta dhe familjen e tyre. Në 2025, shtoi ajo, kanë kërkuar 7 prokurorë.

“Në 2024, kanë 11 prokurorë që kanë bërë kërkesa dhe u është miratuar kërkesa për të pasur mbrojtje të plotë dhe për familjet e ryre. Për 2025, janë 7 të tillë. “, shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë