Bogdani: Shteti i detyrohet
shumë Çelikut dhe ansamblit

Bogdani: Shteti i detyrohet<br />shumë Çelikut dhe ansamblit<br>
Studiuesi i etno-koreografisë Ramazan Bogdani, i ftuar në studion e Report TV ka shprehur vlerësimet më të larta për valltarin Rexhep Çeliku, që u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 63-vjeçare. 

Në një intervistë me gazetaren Aida Toncica, Bogdani e ka vlerësuar Çelikun si një interpretues të jashtëzakonshëm dhe autentik në vallëzim.

“Rexhepi është figura e jashtëzakonshme, ansambli i këngëve dhe valleve popullore si një ndër institucionet më prestigjioz të artit të kulturës dhe mbarë zhvillimeve veprimtarisë kombëtare shqiptare, ka pas nderin që ta përfaqësojë Shqipërinë në shumë veprimtari ndërkombëtare.

Prej më se disa dekadash, një figurë e tillë si Rexhepi, ka qenë strumbullar i këtij ansambli dhe kujtoj që edhe Panajot Kaçi, sa herë që do të punonte dhe do të vente në skenë, gjithmonë do të kishte si bazë Rexhep Çelikun.

Rexhepi na jepte impulse, nuk është se transmetonte mjetet shprehëse tek trupa e valleve, por ai i zbukuronte ato me performancën dhe dijet e tij të mrekullueshme. Ishte një njohës shumë i mirë i valles popullore, përgjithësisht një njohës i mirë për artet koreografike shqiptare.

Kush ka parë vallet e tij, e kanë krahasuar si një valltarë fluturues. Ka pasur edhe një shtat të madhërishëm, të gjatë, të bukur por edhe të një fytyre me nuanca tepër jetësore i cili e bënte publikun për vete”
, vlerëson Rexhepin Studiuesi i etno-koreografisë Ramazan Bogdani 

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit