Bogdanoviç: Për zgjedhjet kemi
mirëkuptimin e Kosovës

Bogdanoviç: Për zgjedhjet kemi<br />mirëkuptimin e Kosovës
BEOGRAD- Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç deklaron se ndoshta nuk do të mbahen zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë.

"Nuk dëshirojmë të shkelim Rezolutën 1244 dhe ndoshta nuk do të organizojmë zgjedhjet lokale në Kosovë", ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.

Ai ka theksuar se është në interes të Beogradit që në Kosovë të mbahen edhe zgjedhjet lokale edhe parlamentare, por shton se "do të ngriheshin tensione, sidomos nëse do të mbahen zgjedhjet lokale".

Bogdanoviç ka thënë se Serbia ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për të mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duke shtuar se madje dhe Proshtina ka shfaqur mirëkuptim.
“Pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare nuk mund të organizojmë zgjedhje në Kosovë. Nuk duam ta shkelim rezolutën 1244", ka thënë ministri serb.
Serbia shpalli mbajtjen e zgjedhjeve lokale për disa komuna kosovare më 6 maj. Ky hap është kritikuar nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe nga Prishtina zyrtare.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit