Për kandidatin e pavarur në Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi financimi i paligjshëm dhe mungesa e transparencën në financimin e fushatës zgjedhore është një ndër shkaqet kryesore të klientelizmit dhe korrupsionit në kryeqytet.

Zinxhiri është i thjeshtë: bizneset financojnë fushatat elektorale dhe karrierat e politikanëve; këta të fundit vijnë në pushtet në “borxhe” me financuesit; për të shlyer borxhin ofrojnë favore dhe privilegje ta paligjshme apo të pandershme në mënyrë që financuesit të marrin mbrapsht disa herë paratë e paguara për karrierën e tyre”, shprehet Bojaxhi.

Këtë “praktikë” të ndjekur në Bashkinë e Tiranës, kandidati i pavarur e ilustroi me shembullin e kontratës së lidhur për pastrimin e qytetit. “Kontrata për pastrimin e qytetit i është dhënë një kompanie që ka mbështetur një fushatë elektorale. Natyrisht, nuk i është dhënë për të pastruar qytetin por për të marrë mbrapsht disa fish paratë e dhuruara për fushatë”, tha Bojaxhi duke shtuar se rezultati është se kryeqyteti nuk pastrohet siç duhet. 

gjergj bojaxhi

Për çrrënosjen e klientelizmit, sipas Bojaxhiut nevojitet transparencë dhe zbatim i ligjit në financimin e partive politikë. Një ditë më parë, kandidati i pavarur tha se përllogaritjet e ekspertëve për shpenzimet elektorale të Veliajt dhe Kosovës kanë shkuar në miliona euro dhe ky është alarmi për kapjen e kandidatëve partiakë nga këto biznese.

Redaksia Online
(f.s/Shqiptarja.com)