Bojkot Kuvendit/ Lulzim Basha takim me biznesin: Buxheti 2019, varfëri, borxh dhe vjedhje, ja alternativa e PD

TIRANË-Opozita bojkotoi edhe sot seancën plenare në Kuvend duke organizuar një takim paralel me përfaqësuesit e biznesit në kuadër të projektbuxhetit të 2019. E ndërsa brenda në Kuvend po diskutohej për buxhetin dhe jashtë po zhvillohej protesta e banorëve të Unazës së Re që degjeneroi në dhunë (lexo këtu) Basha lëshonte akuza të fortë në drejtim të Ramës nga Hotel Tirana dhe shpalosi alternativën e PD.

Buxheti 2019 më katastrofiku i 28 viteve viteve. Legjitimon zhvatjen dhe vjedhjen me ligj të shqiptarëve dhe pasuron një grusht oligarkësh dhe qeveritarësh. Llogaritë tregojnë se 97% e shqiptarëve, me rritjen e taksave, çmimit të naftës, të energjisë, paguajnë më shumë sesa para 5 vitesh.  Janë 1.9 miliardë euro më shumë të nxjerra nga xhepat e shqiptarëve, jo për shkak të formalizimit. Këta vjelin më pak se qeveria e PD.   Buxheti 2019 thyen rekordin e borxhit që, bashkë më PPP, e kalon kufirin ogurzi të 80%.

Projekti “1 miliard” me PPP, që po shkon 3 miliard euro, është projekti më korruptiv në Ballkan. Favorizon disa oligarkë duke lënë mbi shqiptarët një faturë të tmerrshme. Buxheti 2019 nuk ndal boshatisjen e vendit.  1 në 6 shqiptarë është larguar gjatë qeverisë së Edi Ramës.  Buxheti 2019 nuk nxjerr nga varfëria ekstreme asnjë nga 150 mijë familjet. Buxheti për ta është sa për 2.2 km tek Unaza e Re.  Alternativa e PD nuk është një tufë premtimesh, por një plan solid për të rindezur motorrët e fikur të ekonomisë, të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj. 

9% taksë e sheshtë, e domosdoshme si taksë konkururese në Ballkan për të thithur investime që krijojnë vende pune. Për biznesin e vogël ngritja e kufirit të xhiros në 120 milionë lekë në vit dhe vedosja e pullës fiskale në mjediset e jashtme të biznesit. Vendosja e kufirit me ligj për taksat e pushtetit vendor. Në Tiranë janë 7 fishuar.  Eliminim të menjëhershëm të taksës së qarkullimit + taksës së karbonit = 314 lekë.litër më lirë. Rikthim i fashave mbrojtëse të energjisë për shtresat në nëvojë dhe për prodhuesit. Energjia është një nga piramidat më kriminale të ekonomisë.

Në qeverinë e PD të ardhurat nga taksat e shqiptarëve nuk do të shkojnë për koncesione korruptive. Secili prej tyre do të anullohet sipas ligjit Antimafia.  Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për të paguar 15 kontrata korruptive. Qeveria e PD nuk do të paguajë asnjë qindarkë për to. Këto para do të shkojnë për prioritetet tona të zhvillimit. Në bujqësi 100 milionë euro subvencione për fermerët, 50 milionë euro për investime në infrastrukturë.

Për të realizuar alternativën e PD, duhet të realizohen 3 synimet kryesore të opozitës: vetingu i politikanëve, platforma antimafia, dekriminalizimi i zgjedhjeve.  Ftoj qytetarët t’i bashkohen alternativës sonë për rrugëdalje nga kriza, për të rikthyer legjitimitetin qeverisjes. Është beteja ekzistenciale për një Shqipëri të mundësive për të gjithë.

Lulzim Basha

Ndërsa n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja Jorida Tabaku, ​bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, se ekonomia është një pasqyrë e rrugës së gabuar që është ndjekur prej 5 vitesh në të 5 buxhetet e paraqitura nga “Rilindja”.

“Vetëm dy investimet më të mëdha, TAP dhe Kaskada e Devollit, sjellin 1 përqind rritje ekonomike.  A ka menduar qeveria se si t’i zëvendësojë këto investime? Borxhi Publik ka mbërritur në 83 përqind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP-ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit. Sistemi bankar është pothuajse në kolaps”, tha Tabaku.

Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme.  “Sot akcizat janë rritur me 650 milionë euro. 60 herë ka rritur qeveria ngarkesën fiskale, pra 60 herë ka futur duart në xhepat tuaj. Megjithëse taksat janë rritur, mblidhet vetëm 27,6 % e PBB, çka do të thotë se është rritur informaliteti”, tha Tabaku.

Deputeti Florion Mima denoncoi tentativën sipas tij të Edi Ramës që nëpërmjet një buxheti prej 13,7 miliardë eurosh të tjetërsojë krejtësisht asetet kryesore të ekonomisë shqiptare.

“Qeveria po bëhet gati të koncesionojë 13,7 miliardë euro, thotë Mima. Ajo synon të ngrejë një koorporatë publike që synon tjetërsimin e pronave publike. Që të jetë e lirë, qeveria ka parashikuar bile që Koorporata, gjatë punës së vet për privatizimet, nuk do të ndjekë rregullat e njohura të ankandit, por do të veprojë me rregulla të miratuara nga bordi. Pra, një gjetje artistësh. Ky do të jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie me sa duket” tha Mima.

Pjesë e takimit ishte edhe kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i cili u shpreh se me këtë buxhet, qytetari është klient i korrupsionit qeveritar  “Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie. Ky është një buxhet që rrënon mundësinë që shërbimi shëndetësor të merret sa më afër banesës, por ecën drejt përqendrimit që mban gjallë dhe ushqen një korrupsion të frikshëm.  Përfundimisht, me këtë buxhet kemi një qytetar klient të korrupsionit qeveritar, tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen