Bojkoti i avokatëve, Hajdari: Uroj të mos dënohen nga gjyqtarët! Vangjeli: Si u humb në 2008-ën shansi për reformimin e drejtësisë

Bojkoti i avokatëve në shenjë proteste ndaj Hartës së re Gjyqësore duhet zgjidhur sa më parë, pasi rrezikohen masat e sigurisë për të arrestuarit. 

Kështu u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari. Ai paralajmëroi dhe uroi që çështja të mos thellohej deri aty sa gjyqtarët të detyroheshin të dënonin avokatët.

Sipas Hajdarit, duhet të zhvillohet një debat mes avokatëve dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ai u shpreh se qeveria në këtë rast duhet të ketë vetëm rolin e ‘arbitrit’.

 “Avokatët janë një pjesë po aq e rëndësishme e Drejtësisë saç është edhe organi i akuzës. Duhet gjetur një mekanizëm bashkëpunimi mes avokatëve dhe KLGJ-së, dhe në këtë rast qeveria duhet të bëjë rolin e ‘arbitrit’. Debati duhet të jetë mes avokatëve dhe KLGJ dhe indirekt mund të ishte pjesëmarrës në debat edhe Këshilli i LArtë I Prokurorisë. Është detyrë e qeverisë dhe e ministrit të Drejtësisë që nëse ka diçka për të bërë, ajo të bëhet dhe Shqipëria të dalë nga ngërçi absurd. Sepse masa e sigurisë s’mund të jepet dot përshembull pa prezencën e një avokati. Apo të detyrohën gjyqtarët që të marrin masa ndaj avokatëve me goditje administrative dhe penale. Uroj të shfrytësohet koha e pushimeve për të gjetur një zgjidhje” – tha Shkëlqim Hajdari në ‘Kontrast’.

Ndërkohë, analisti Lorenc Vangjeli solli në vëmendje vitin 2008, kohë kur Partia Socialiste e ndodhur në opozitë kërkoi pesë reforma, mes tyre edhe atë në Drejtësi.

“Ka patur një tentativë të jashtëzakonshme në 2008. Por këtu është problemi që lajmet e mira fshihen nga rrëmuja e përditshme. Partia Socialiste atëherë në opozitë ofroi një paketë me pesë reforma, ku një prej tyre ishte edhe ajo e Drejtësisë. Ka patur një platformë të plotë dhe solide, përpara ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008. PS ofronte një paketë për të çelur debatin e madh me të gjithë aktorët politike. Por përmes rrugës së drejtë u zgjodh zig-zag. Dhe Shqipëria humbi shumë e shumë kohë. Kjo u zgjidh më pas me Ramën dhe Metën” – tha Lorenc Vangjeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
Shkëlqim Hajdari: SPAK nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e korrupsionit në Shqipëri

 

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha pasditen e së hënës se roli i SPAK është keqkuptuar nga opinion publik. Sipas tij, organi në fjalë nuk ka për detyrë të godasë vetëm korrupsionin në nivelet më të larta, pavarësisht dëshirës së qytetarëve.

Hajdari u shpreh se SPAK është një histori suksesi dhe një strukturë tepër profesionale. Ai tha se gjëja më e rëndësishmë është se sot kemi një strukturë të shkëputur nga ndikimi politik apo ai kriminal.

“Ne e kërkojmë shpëtimin nga korrupsioni, nga SPAK-u. Njerëz që nuk janë profesionistë kanë të drejtë ta kërkojnë nga ky organ sepse në fund të fundit u krijua një strukturë. Por nuk është kështu, sepse SPAK është sot një strukturë e mbrojtur nga ndikimi politik apo ai kriminal. Por nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e paligjshmërisë në Shqipëri. 

Sigurisht opinion publik është më i interesuar për çështje të bujshme, por edhe ngjarjet e vogla duhet të hetohen. Suksesi më i madh i SPAK nuk është që janë dërguar në gjyq disa ish-ministra apo deputetë. Puna e SPAK është profesionale.

Kemi krijuar një strukturë që është e ngjashme me ato në Itali, Amerikë e të tjerë vende. SPAK ka dhënë prova për të fituar besimin e homologëve në botë fal disa operacioneve të përbashkëta. A do të kemi goditje të zyrtarëve të lartë? Sigurisht që do të ketë, por denoncimet duhet të kthehen ne prova” – tha Shkëlqim Hajdari në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja