Bojkoti i PD, Braçe: PS hyri në 
zgjedhje kur Berisha na vrau

Bojkoti i PD, Braçe: PS hyri në <br />zgjedhje kur Berisha na vrau
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka komentuar kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe bojkotin e saj për zgjedhjet.

Në një koment në Facebook, Braçe thotë se PS hyri në zgjedhje edhe kur qeveria e Berishës vrau njerëz në bulevard. 

"Ne Qershor te vitit 2013-te, ne hynim ne zgjedhje pasi na kishin vrare. Po po, na vrane mu ne mes te bulevardit, diten dhe, me armet e shtetit. Pra, ne Qershor 2013-te, diten e zgjedhjeve, ne u paraqitem ne to me: Qeverine e Sali Berishes qe na kishte vrare; Garden e Qeverise se Sali Berishes qe na pushkatoi"

Postimi i plotë i deputetit Braçe në FB:
"Ne Qershor te vitit 2013-te, ne hynim ne zgjedhje pasi na kishin vrare. Po po, na vrane mu ne mes te bulevardit, diten dhe, me armet e shtetit. Pra, ne Qershor 2013-te, diten e zgjedhjeve, ne u paraqitem ne to me: Qeverine e Sali Berishes qe na kishte vrare; Garden e Qeverise se Sali Berishes qe na pushkatoi;

Policine e Qeverise se Sali Berishes qe i doli ne mbrojtje skuadres se pushkatuesve, madje duke refuzuar te zbatonte urdher arrestet e Prokurorise dhe e cila, u hodh ne sulm me dhune kunder nesh; Sherbimin Informativ Kombetar te Sali Berishes qe u rinovua per ti sherbyer atij, ndryshoi kreun per te komanduar aty nje zevendesminister i Sali Berishes;

Presidentin e Partise se Sali Berishes; KQZ-ne e Sali Berishes;

Kolegjin Zgjedhor te Sali Berishes; Televizionin publik e televizionet private te Sali Berishes. Këto ishin “standartet” e zgjedhjeve të Sali Berishës! Nuk kerkuam e nuk u ndryshua asnje nga keto institucione.

Zero! As qe u degjua kund nder ne, kushti Qeveri Teknike. As qe mund te flitej me Sali Berishen per kete. Pak me pare, degjova ne televizionin qe vijojne ta kene po ata, qysh prej 2013-tes, nje prej tellalleve te opozites te thoshte: Nuk ka zgjedhje te lira me kete Qeveri!

Dakord tellall! Por ama duhet te thuash se; Kjo Qeveri nuk te ka vrare, kerkend nga ju nuk ka lenduar jo me ta kete vrare. Ju jeni si kokra e arte e molles, madje me asnje qindarke te vjedhur te prekur nga ligji. Garda e Republikes as qe ju afrohet me duar ne xhepa, jo me te kete pushkatuar nje nder ju.

Policia e Shtetit jo vetem qe ju toleron pa hesap ne paligjshmerine tuaj te perditshme, por duket se ligjin e zbaton me nje sens, ne nje krah; natyrisht nuk eshte krahu juaj i hajduteve e krimineleve. Sherbimi Informativ Kombetar eshte po ai, i juaji, madje ne pune intensive po ne sherbimin tuaj. Presidenti eshte po ai, madje me sherbyes se kurre ndaj jush, te gjitheve vetem ne nje ane. KQZ eshte po ajo, e zgjedhur me deshire edhe nga ju. Kolegji Zgjedhor u zgjodh i gjithi nga ju. Televizioni publik ka ndryshuar fare pak, vijon tu jape me pashe ore televizive qe ne kurre nuk i patem. Televizionet private i keni po aq sa i kontrollonit, madje i keni shtuar ne rrjet me te tjera hapesira mediatike ku paraja rrjedh lume.

Ateherë: Perse zgjedhjet qe ju bete ishin te lira e keto qe ende nuk jane mbajtur, nuk do jene? Perse ne ishim te sigurt ne zgjedhjet tuaja, pasi na vrate dhe, ju jeni te pasigurte ne zgjedhjet qe do vijne, kur gjithkush ju trajton si institucion kushtetues? Madje duke ju bere temena!

Nga kjo puna e droges thoni? E keni seriozisht? Po Lazaratin qe prodhonte droge pa hesap, per kedo jashte Lazaratit duke i garantuar transport te sigurt shteteror, perse nuk e shtoni ne listen e standardeve tuaja paraelektorale qe i bene zgjedhjet e 2013-tes edhe me te lirat, me te lirat mbajtur ndonjehere?!

Une e kam te qarte; Ju nuk konkurroni dot! Nje cete hajdutesh e vrasesish nuk mund te konkuroje me te ndryshmit, eshte e mundur ne cilendo fushe, edhe ne fushen e saj. Ku te doni xhanem"!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot