Bojkoti i zgjedhjeve, PD humbet 
fondet, PS merr "pjesën e luanit"

Bojkoti i zgjedhjeve, PD humbet <br />fondet, PS merr
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë nesër fondet paradhënie të partive, si detyrim ligjor i financimit të fushatës me para nga buxheti i shtetit.

Këto fonde jepen në bazë të përqindjes së votave të marra në vitin 2013, por PD, edhe pse ka dalë partia e dytë në ato zgjedhjeve, si e pa regjistruar për 18 qershorin, nuk do të marrë asnjë lek.

Paratë do të rishpërndahen për partitë e tjera që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare.

Sa do përfitojnë 15 subjektet politike
Shqiptarja.com sjell tabelën e plotë të KQZ-së se sa para do të marrin partitë dhe se kush do të “pasurohet” me paratë që mund t’i merrte PD. 

KQZ do të ndajë për 15 partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit, plot 65 milionë lekë të reja. Dhe sigurisht "copën e luanit" e merr Partia Socialiste me 44 milionë lekë, e ndjekur nga LSI me rreth 11 milionë lekë dhe PDIU me 2.8 milonë lekë.

Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, parti jo parlamentare, do përfitojë nga KQZ 1.8 milionë lekë të reja.

Ndërsa partitë e tjera jo parlamentare do të përfitojnë nga 361 mijë deri në 741 mijë lekë të reja. 

Shumat që do përfitojnë 15 partitë politike
shumat

Votat e marra nga subjektet politike në zgjedhjet e fundit
votat

Relacioni i Plotë i KQZ-së

Kodi Zgjedhor në nenin 87, pika 1, përcakton se, partitë politike pjesmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 0.5 për qind të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.

Gjithashtu, Kodi Zgjedhor në nenin 87/2, përcakton se, fondi i përcaktuar me vendim të Kuvendit, sipas pikës 1 të nenit 87, u ndahet si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, si më poshtë:
a) 95 për qind e fondit i shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, të cilat kanë përfituar jo më pak se 0.5 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet paraardhëse;
b) 5 për qind e fondit i shpërndahet partive politike që janë regjistruar si subjekte zgjedhore dhe që nuk përfitojnë sipas shkronjës “a” të këtij neni.
Për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, janë regjistruar në KQZ, 15 parti politike:

Fryma e Re Demokratike

Partia Demokracia Sociale

Aleanca Demokratike

Aleanca Popullore per Drejtesi

Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet

Sfida per Shqiperine

Partia Aleanca Demokratike

Aleanca Arbnore Kombetare

Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen

Partia Kristiandemokrate

Lista e Barabarte

Partia Socialdemokrate

Partia Komuniste e Shqiperise

Levizja Socialiste per Integrim

Partia Socialiste e Shqiperise 

Kodi Zgjedhor në nenin 87/3, pika 3 përcakton se, për zgjedhjet e përgjithshme si kriter përdoret rezultati në shkallë vendi, i shpallur nga KQZ-ja për zgjedhjet e përgjithshme pararendëse.

Sipas vendimit të KQZ-së nr.759, datë 06.08.2013 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, partitë politike që kanë përfituar jo më pak se 0.5 për qind të votave dhe që përfitojnë nga ndarja e 95% të shumës së akorduar nga buxheti i shtetit partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e datës 18 qershor 2017, janë si më poshtë:

Partia Socialiste e Shqiperise          713,407 vota           41.36%

Levizja Socilaiste per Integrim                  180,470 vota           10.46%

Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet           44,957 vota             2.61%

Fryma e Re Demokratike                        29,310 vota             1.70%

Partia Demokracia Sociale                       11,891 vota             0.69%

Partia Socialdemokrate                           10,220 vota             0.59% 

Përsa më sipër, 61.75 milionë lekë, 95% e fondit të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit për këtë qëllim, ndahet ndërmjet 6 partive politike të listuara më sipër. Shuma që i takon secilës parti politike gjendet duke pjestuar shumën prej 61.75 milionë lekësh me 990.255 vota të vlefshme të grumbulluara nga 6 partitë politike që përfitojnë nga 95% i shumës së akorduar nga buxheti i shtetit, herësi që del shumëzohet me numrin e votave që ka përfituar secila parti në zgjedhjet e vitit 2013.

Pjesa tjetër e fondit prej 3.25 milionë lekësh, 5% e fondit të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit për këtë qëllim, ndahet ndërmjet 9 partive politike të cilat janë regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017 dhe nuk përfitojnë nga ndarja e 95% të fondit. Shuma që i takon secilës nga 9 partitë politike që perfitojne nga 5% i shumës së akorduar nga buxheti i shtetit gjendet duke pjestuar shumën prej 3.25 milionë lekësh me 9, numri i partive që përfitojnë, 361.111 lekë është shuma që përfiton secila nga 9 partitë politike.

Në total, fondi prej 65 milionë lekësh i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore, do t’u shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017. 

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë

Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë