Mungesa e kandidatëve nga gjykatat e Apelit në rrethe, për t'u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka sjellë reagimin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane iu bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që shërbejnë në Gjykatat e Apelit në rrethe, që të bëhen pjesë e këtij procesi, që sipas SHBA-ve do të sjellë një sistem të ri drejtësie për vendin tonë që iu shërben interesave të qytetarëve.
"Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!"-thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Postimi në faqen e Ambasadës Amerikane
Gjykata e Lartë hapi aplikimet më 22 gusht, ku kërkohej një gjyqtar nga gjykatat e Apelit në rrethe që të garojë për t'u bërë pjesë e KLGj-së, që me ndryshimet e Reformës në Drejtësi, do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Sipas ligjit, KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, 10 prej të cilëve janë, pas shkarkimit të gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, pasi rezultoi si i papërshtatshëm nga procesi i Vettingut. Aplikimit do të jenë të hapura deri më 6 shtator, ndërsa të drejtën për të garuar si pjesë e KLGJ-së e kanë gjyqtarët e Apelit të Vlorës, Shkodrës, Kor ës, Durrësit, ndërsa ata të Tiranës nuk mund të kandidojnë pasi e kanë përfaqësuesin e tyre në këtë këshill.
Më herët edhe ambasadori tashmë i larguar nga Shqipëria, Donald Lu, iu bëri thirrje gjyqtarëve që të bëheshin pjesë e garës për KLGJ.
Komente









Shtet patatinash...popull kavie...
PërgjigjuMir e ke then erjona