VLORE- Në fshatin Tërbaç të Vlorës, ditën e sotme, prindër dhe mësues kanë protestuar duke bojkotuar mësimin për fëmijët e këtij fshati.
Viti i ri shkollor për ciklet e ulëta dhe shkollat e mesme ka nisur ditën e sotme, por jo pa probleme. Në fshatin Tërbaç të Vlorës bëhet e ditur se prindër dhe mësues nuk kanë lejuar që fëmijët të zhvillojnë mësimin si në të gjithë vendin.

Mësues dhe prindër bojkojtojnë shkollën 9-vjeçare të këtij fshati për arsye se kjo e fundit është në kushte shumë të këqija dhe disponon një personel me vetëm 3 mësues. Për këto arsye prindërit e nxënësve të kësaj zone i bëjnë apel Ministrisë së Arsimit që të vihen në dispozicion një mjët transporti për të dërguar rregullisht fëmijët drejt shkollës më të afërt në Vlorë.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com