Boks/ Marku s'e diskuton francezin: Nuk ishte ndeshja që doja, vitin tjetër shihemi në Tiranë me superpërballje

Boksieri shqiptar Florian Marku ka koleksionuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 28-vjeçari ka mposhtur me pikë pas tetë raundesh francezin Jorik Luiseto në SSE Arena të Londrës në një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga tifozët shqiptarë.

Për Markun kjo ishte fitorja e 10 në boksin profesionist, ndërsa ka edhe një barazim. Në këtë përballje Marku ishte i ngarkuar edhe emocionalisht, pasi nga çasti në çast pret të bëhet baba.

Pas fitores për mediat ai ka deklaruar: “Doja të fitoja me nokaut, por nuk ndodhi. Natyrisht që nuk është kundërshtari që doja për nga niveli, por vitin e ardhshëm më presin ndeshje të mëdha. Kam katër vite që nuk luftoj në Shqipëri dhe fansat e mi e presin një ndeshje atje. Edhe sonte krijuan një atmosferë të mrekullueshme.”

Aktualisht Marku mban titullin IBF në kategorine ‘Welterëeight’, ndërsa prej kohësh po kërkon kundërshtarë që janë mbajtës titujsh kampionë bote.  

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë