Boks/ Rekord nga Nelson Hysa, renditet i 11-ti në botë

Boks/ Rekord nga Nelson Hysa, renditet i 11-ti në botë

Nelson Hysa

Kampioni i Evropës në WBO, boksieri shkodran Nelson Hysa renditet në vendin e 11-të në botë për peshat super të rënda, duke vendosur një rekord edhe për këtë sport në vendin tonë. Fitorja e fundit ndaj gjermanit Thorstan Fucks, e cila ishte e 18-ta në karrierë dhe e 16 me K.O, ka bërë që Hysa të ngjitet mes më të mirëve në botë.

Fitorja e fundit e ka ngjitur 39-vjeçarin në një pozitë shumë komod në listën botërore të Federatës WBO, pikërisht në të 11-tin dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë sportist, por edhe për boksin shqiptar në tërësi.

Në peshën super të rënde, atë +91.17 kg ku superkampion i botës është ukrainasi Oleksandr Usyk, në vend të parë në renditje është britaniku Anthony Joshua, ndërsa në vend të dytë renditet britaniku tjetër Tyson Fury. Kinezi Zhilei Zhang në vendin e tretë.

Pas Nelson Hysës i cili është kampion Evrope në WBO, janë Martin Bakole, apo edhe Jermaine Franklin i SHBA-së si dhe britaniku Joe Joyce.

Faximile e renditjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni