Boksieri grek u qëllua për vdekje me 4 plumba në mes rrugës, policia dyshime të forta: Autorët pjesë e një bande greko-shqiptare

Boksieri grek u qëllua për vdekje me 4 plumba në mes rrugës, policia dyshime të forta: Autorët pjesë e një bande greko-shqiptare

Foto nga vendi i ngjarjes

Katër plumba i morën jetën boksierit grek Haris Kontogiorgis mbrëmjen e djeshme, ndërsa dyshime të forta janë ngritur nga autoritetet helene se autorët janë pjesë e një bande greko-shqiptare.

Policia greke e ka cilësuar këtë ngjarje si “kronikë të një vrasje të paralajmëruar” për shkak të lidhjes së boksierit me banda të ndryshme kriminale.

Mediat vendase shkruajnë, se ekziston një frikë se për arsye të ndryshme lufta e interesave në krimin e organizuar do të rifillojë nga kriminelët grekë në Athinë, duke theksuar se për ngjarje të tilla kanë humbu jetën 18 persona prej vitit 2018. Ky bilanc ka rezultuar pa marrë parasysh sulmet kriminale në Zakynthos, apo ato mes anëtarëve të mafias shqiptare.

Me cilën ngjarje e lidh policie vrasjen e boksierit Haris Kontogiorgis?

Zyrtarë të EL.AS vlerësojnë se krimi në Galat lidhet drejtpërdrejt me vrasjen e një ish-boksieri M.M me pseudonimin “Kefalas” në maj të këtij viti.

Dy viktimat rezulton se njiheshin prej shumë vitesh dhe kishin lidhje të ngushta me njeri-tjetrin. Boksieri 44-vjeçar, e ndihmonte 58-vjeçarin në punë të ndryshme, ndërsa ky i fundit e thërriste ose e prezantonte si “nipi”.

Madje Haris Kontogiorgis, ka qenë i pranishëm në ekzekutimin e 58-vjeçarin disa muaj më parë në zonën e “Metamorfosis” në Athinë.

Sipas informacioneve të policisë, “kontrata e vdekjes” së ish-boksierit në maj, lidhej ngushtë me bandat greke e sidomos shqiptare për marrjen e zonës “nën monitorim”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Galatsi, teksa 35-vjeçari po hynte në klubin sportiv të boksit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave