Për herë të katërt, boksieri shqiptar Gjetan Keta  mbron titullin Kampion Bote në boks për peshat e mesme duke  mposhtur me 'Nock-out' rusin Marat Kazev.

Ndeshja është luajtur mbrëmjen e djeshme në vendlindjen e kampionit, në Bulqizë.  Kjo është hera e parë që Gjetan Keta, i njohur ndryshe si Majku në Gjermani përfaqëson në mënyrë zyrtare Shqipërinë, duke mbrojtur titullin kampion për euroazinë në kategorinë WBC. Para nisjes së ndeshjes, boksieri Keta përshëndeti lojtarët shqiptarë që mbrojtën flamurin tonë në Serbi, ndërsa shtoi se publiku shqiptar, ndryshe nga ai serb do ta respektojë kundërshtarin.

Gjetan Keta  arriti që të fitonte duelin me boksierin rus me nokaut teknik në raundin e tretë në pallatin e sportit që ishte mbushur si asnjëherë tjetër në mbështetje të djalit të tyre nga Bulqiza. Në përfundim të duelit me rusin, Gjetan Keta falënderoi të gjithë të pranishmit.

"Sot, realizova ëndrrën e shumë viteve për të mbrojtur titullin kampin në vendlindje. Falënderoj të gjithë të pranishmit që më mbështetën. Nuk do ta harroj kurrë këtë fitore" tha ai. Boksieri Keta përqafoi kundërshtarin në fund të takimit, duke krijuar një moment shumë pozitiv. Ndërsa kapiteni i skuadrës tonë kombëtare të futbollit Lorik Cana, e ka uruar Gjetën për fitoren përmes rrjetit social facebook