Boksieri shqiptar, Nuri Seferi
humb duelin kundër turkut, Arslan

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi<br />humb duelin kundër turkut, Arslan
Pas Sefer Seferit, edhe Nuri Seferi ka pësuar humbje në ndeshjen e boksit të zhvilluar në Gjermani.
 
Boksieri shqiptar nga Shkupi, u mposht nga turko-gjermani, Firat Arslan, i cili fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
 
Ky duel ishte i vlefshëm për titullin europian WBO në boks në peshën “cruiser”.
 
Seferi që ishte kampion më parë në këtë garë, nuk arriti që të shpallet edhe njëherë.
 
Në “EWS Arena” Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga tifozët, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Firat Arslanin.
 
Arslan tani ka 38 fitore, 8 humbje, 2 barazime.

Nuri seferi
(Boksieri shqiptar nga Shkupi, Nuri Seferi)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?