'Boll u ankove!', gazetari i njohur i kundërvihet Meghan Markle

'Boll u ankove!', gazetari i njohur i kundërvihet Meghan Markle

Morgan dhe Markle

Dukesha Meghan Markle  prej kohësh ka shfaqur publikisht shqetësimin e saj në lidhje me mediat britanike.

 Por gazetari Piers Morgan mendon se po ankohet së tepërmi. Ai është shprehur për “US Weekly” se Markle duhet t’i japë fund sjelljeve të tilla.

“Mendoj se Meghan Markle duhet të ndalojë së ankuari, pikë. Ajo është një aktore që ankohet më tepër sesa duhet. E them këtë me shumë respekt.

Por pjesëtarët më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm të familjes mbretërore gjithmonë e kanë kuptuar, nuk janë ankuar, nuk kanë bërë pyetje, kanë bërë thjesht detyrën e tyre dhe të gjithë i duan.

Në momentin që ti qahesh për çdo gjë, njerëzit të shqetësojnë. Pa prit pak, po jeton në pallatet tona të shtrenjta, me shërbëtorë, fillo të kuptosh pak realitetin”, ka thënë Morgan.

Së fundmi, Meghan ka paditur së bashku me princ Harry-n tabloidin “The Mail on Sunday”, për publikimin e paligjshëm të një letre dhe ndikimin e tyre në jetën private.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sunshine: 30/10/2019 13:55

    Shume mire ben qe reagon dhe tregohet e hapur me gjera qe cenojne familjen e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë