Bollino: 'Jo' e Macron-it dhe gënjeshtra mbi azilkërkuesit

Që kur tre vende nga 28 që përbëjnë Bashkimin Europian bllokuan hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të gjithë politikanët e opozitës dhe analistët e tyre janë përqendruar në një fjali të vetme të thënë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili denoncoi “numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë”. Me sa duket Bashës, Berishës ose Monikës nuk iu intereson të interpretojnë vlerën e mesazheve inkurajuese që u thanë nga pjesa tjerët e Bashkimit Europian dhe madje edhe nga Shtetet e Bashkuara, që mbrëmë publikisht kritikuan refuzimin e imponuar nga Franca, duke vlerësuar përpjekjet dhe hapat e bërë përpara nga dy vendet ballkanike në rrugën e reformave.

Nëse do të ishte fjala për një referendum, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kishin stërfituar me mbi 90% të konsensusit dhe negociatat do të hapeshin me një mazhorancë bindëse. Por fatkeqësisht, në këtë Europë të mbizotëruar nga mosbesimi reciprok, çdo vendim duhet të merret me unanimitet, dhe pra, as 90% e “po”-ve nuk ishte e mjaftueshme. Ose arrihet 100%, ose nuk bëhet asgjë.

Nëse pas zgjedhjeve të 30 qershorit Basha, Berisha dhe Monika u përqëndruar në 85% të shqiptarëve që nuk votuan duke i prezantuar si zgjedhësit e tyre, këtë herë opozita e konsideron më të leverdisshme të përqendrohet në 10% të vendeve që u shprehën kundër negociatave, dhe jo të 90% të tjerëve që dhane pëlqimin e tyre. Të verbuar nga urgjenca për të gjetur një konfirmim të argumenteve të tyre politike, nga gjithë fjalimi i Macron, i cili disa herë e përsëriti se refuzimi i tij nuk ka të bëjë me gjendjen e brendshme të dy vendeve, por me rregullat e zgjerimit të Europës, zgjodhën të shkëpusin vetëm pjesën në të cilën presidenti francez citon problemin e ''numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptar'', duke rrëshkitur në këtë mënyrë mbi të njëjtën gënjeshtër.

Realiteti i shifrave tregon në të vërtetë se Macron dhe Basha gënjejnë. Ta shohim përse.

Gënjeshtra e parë është se shqiptarët janë në vendin e dytë për numër të azilkërkuesve në Francë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme franceze në 2018 kërkesa për azil nga ana e qytetarëve shqiptarë ka rënë prej 24,1% përballë një rritjeje totale prej 25,1%. Domethënë, nëse numri i azilkërkuesve të ardhur nga vende të tjera rritet akoma shumë fort, numri i shqiptarëve është ulur në një të katërtat. Në kërkesën e azilkërkuesve vendin e parë e zë Afganistani (me një rritje prej 57,9%) dhe vendin e dytë e zë Guinea (me një rritje 63,7%)

Por sa është numri i qytetarëve shqiptarë që kanë kërkuar azil në Francë? Dhe këtu zbulohet përmasa e gënjeshtrës së Macronit që një pjesë e politikanëve dhe analistëve shqiptarë e përhapën në mënyrë të vetëdijshme. Mbi një total prej 124 mijë kërkesash azili të paraqitura në Francë në vitin 2018, shqiptarët janë 5793. Pra vetëm 7%. Që bëhet një përqindje e papërfillshme nëse krahasohet me numrin total të emigrantëve në Francë, që në 2018 ishte 3.821.323 vetë! Pra azilkërkuesit shqiptarë përfaqësojnë në Francë vetëm 0.1% të emigrantëve.

Kerkesat per azil nga shqiptaret ne 2018-en, vetem 5793

Mjafton kjo për të treguar se ajo pjesë e fjalimit të presidentit francez, që mund te përkufizojme si “etnoracizëm”, ishte vetëm në shërbim të rrugës populiste që edhe Macron prej kohësh ka ndërmarrë për të kundërshtuar hipernacionalizmin dhe ksenofobi e Marie Le Pen. Pra propagandë elektorale për përdorim të brendshëm, e gjitha e ngjashme me atë të përdorur nga opozita tona. Me ndryshimin e madh që kur Macron gënjen për emigrantët shqiptarë, beson se i shërben vendit të vet. Ndërsa, kur gënjejnë shqiptarët, tradhtojnë popullin e tyre.

Kerkesat per azil nga shqiptaret, ulje nga viti 2017-2018

Ulje me 24.1 % nga viti 2017 ne 2018-en

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 21/10/2019 08:37

    Mir e ke karlo ,po ce do e para politikes son shum e pa pergjegjshme ju be qejfi qe su hapen negociatat,deri ne kete derexhe kan arritur. Nuk shkohet ne Europ me zjarr e molotov. Dhe e dyta fuqit e medha te europes Jan tallur me shqiperin nga rreth 100 e ca vjet,e sidomos franca . Sa qe ka kosova 20 vjet qe fitoi pavaresin dhe disa shtete te europes nuk e njohin akoma.

    Përgjigju
  • Gimi: 21/10/2019 00:19

    Cudia eshte qe Shqiperia renditet ne liste me vende qe sjane ne Europe, nuk shoh azil kerkues nga Serbia Bosnja apo Maqedonia. Si mund Europa te na pranoje kur ne akoma mbas 29 vjetesh kerkojme azil.Tjetra eshte si eshte e mundur qe vendet me % muslimane nuk jane pranuar Bosnja, Maqedonia dhe Shqiperia

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/10/2019 19:55

    Me mire jo ne Europe me ato shpellare qe keni akoma verdalle me politike.

    Përgjigju
  • Abcd: 20/10/2019 19:06

    Bravo Carlo Bollino! Si gjithmone i sakte ne cdo analize,ivenstigim,apo qofte edhe ne dhenien e nje lajmi te thjeshte. E kam theksua dhe e theksoj,gazetaria shqiptare ka shume cfar te mesoj prej jush. Per mua Macron edhe pse eshte i ri ne moshe dhe hiqet si trendy,ai perfaqeson me shume se prasrdhesit e tij poloitiken e vjeter te Frances,duke rishikuar ndoshta pas kuintave edhe aleancat e vjetra. Kete e them se qe kur Macron ka ardhur ne pushtet,Europa ,BE-ja ka patur shume ngadalsim dhe duket se eshte bere me e pasigurte. Franca e Macron-it pas Brexit-it,ka hequr masken dhe ka nxjerr fytyren e vet ne pah duke shprehur “hapur” xhelozine ndaj Gjermanise dhe protagonizmit te saj te udhehequr paster nga nje figure shume popullore si Merkel.. Merkeli kete e ka “kuptuar” dhe nga frika e nje problemi te ri ,te nje Frexit-i,i sillet lepe peqe francezit kapricioz,duke e “perkedhelur” per mos me prish ate cka eshte bere deri me tash. Por Franca e Macron ,apo e perkedhelura( qe ne e perkufizojme si k..va e Europes, duket me shume si Franca e para 100 viteve),nuk don t’ja dije per Gjermanine,seriozitetit te saj ndaj ceshtjes se BE dhe perspektives se saj,sepse si duket ,Frances se sotme i duhet karriera e Macron ,e politike se brendshme dhe forcinit te pozitave te tij dhe sa i perket BE, prioriteti i tij sic dime nuk eshte zgjerimi por organizimi i vet BE . Dhe pikerisht ky sllogan a nuk nenkupton nje loje te saj,Macron kerkon nje “rivleresim” ,per me shume protagonizem,packa se kjo do demtonte dhe percante BE. Kjo sic duket ashtu eshte,se po ndodh,Franca e Macron-it vendos veto dhe del kunder te gjitheve,duke shkaktuar nje “termet” mendoj brenda struktures se BE,parimeve te saj,vlerave te saj,te cilat u cenuan,sepse eshte vene ne dyshim “besimi” dhe kjo jo vetem nga shtetet qe duan te aderojne ne BE,por nga vet shtetet e BE. Eshte shume qesharake te thuash se kerkesat ne rritje per azil jane nje argument serioz per te bere bllokuesin,kur Shqiperia apo Maqedonia e Veriut nuk po kerkojne te hyjne,por thjesht te hapen negociata,qe do te thote te kerkosh te bisedosh per te hyre ne nje kohe qe te jemi gati,porse “PO”-ja do t’ishte nje indicje dhe besim dhe shprese qe ne jemi ne radhe te pare pjese e hartes politike te Eurooes Perendimore dhe e ardhmja eshte brenda saj. Kjo do te ishte dhe nje fitore per Europen dhe vet Francen,sepse shqiptaret e pashprese vetem nga ky vendim do te stimuloheshin duke ju ngjallur shpresen dhe se nje drite jeshile e hapur per ta dhe per vendin e tyre,do te ndikonte ne vendimet e tyre jo me per te ikur por per t’u kthyer ne vendin e tyre. Por tashme dihet,se Franca ka thene jo dhe Macron-i tij si dikur,eshte ne perkrahje te antishqiptareve ,te cilet nuk e kane dashur kurre Shqiperine dhe duan dhe bejne perpjekje edhe sot e kesaj dite t‘a asimilojne ate. Por Macron,nuk eshte xheloz vetem ndaj Merkel dhe resoektit te saj nga oopujt e Europes ,por dhe popullit shqiptar,ai eshte xheloz edhe ndaj USA-s,sepse ata nuk e durojne “amerikanizimin” e shqiptareve,simpatise qe ata kane per USA n dhe vlerat e tyre. Macron ,ngaterron “perplasjet” e tij te dites me Trump,me vlerat e demokracise amerikane,por nese ai i ngaterron kaq lehte ato,nuk eshte faji i shqiptareve qe jane me te zgjuar se mesatrja inteligjences qe demostron Macron ne qendrimet e tij. Keshtuqe shqiptaret e zhgenjyer kohe pas kohe nga kjo Europe e duartrokitur aq shume nga shqiptaret,do te vazhdojne te ikin e te ikin akoma nga syte kembet,se tek e fundit shqiptaret jane te qarte,që nuk mund te kete te ardhme jeta e tyre dhe e femijve te tyre,pa e ditur se ne c’harte hyjne shqiptaret ,ne ate te Eropes Perendimore ne te cilen duan te hyjne,apo ne ate Lindore ne te cilen populli yne ka vuajtur dhe nuk po gjen paqe,ku shumica shqiptareve nuk mund te pranojne kete statutkuo qe i ka mbajtur shqiptaret peng ,pa nje shtet te tyre te se drejtes ,si ate te BE,por dhe te Frances qe nuk na don,ne shqiptareve me shumice myslumane ne leter ,qe kurre nuk i kryen ritet e tyre me shumice dhe qe sor as 5% e popullsise,jane besimtare te reegullt ( pertej respektit ndaj fese myslimane qe kurre nuk do t’i ngaterroja me ekstremizmin,qe ne fakt nuk i perket kesaj feje). Thjesht keto jane argumente per syte e veshet e Macron ,por dhe Europes ne te cilen duam te aderojme.

    Përgjigju
  • Sport: 20/10/2019 11:30

    Statistikat jane re sakta.por nuk esht problemi sa eshte perqindja e refugjateve.nje vend qe hyn ne europe nuk krahasohet me vendet qe kerkojn azil.shqiptaret do ikin se skane te ardhme ketu.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 20/10/2019 10:13

    Franca tradicionalisht ka deshmuar se ende qendron ne pozita ndaj shqiptareve te para nje shekulli.genejshtra per emigrantet eshte vetem nje fjale boshe, sa te arsyeton qendrimin negative.Per ndryshe emigrimi sikur eshte I kohes dhe nje dukuri e "demokracise" levizjes se lire te mendimitm,njerezve dhe mallrave.Askujt nuk duhet ti ndalohet te kete liri levizjeje dhe te jetoje aty ku deshiron dhe ku mund te krijon kushte me te pershtatshme.Ky eshte nje parim themelor demokratik.Te cilin nuk mund ta perdore askush,as Macrom per ndshkim masive te nje vendi dhe populli.

    Përgjigju
  • Faik: 20/10/2019 01:42

    SUPER CARLO BOLLINO !!! SHKRIM BRILANT dhe i SHKËLQYER si përherë . RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për CARLON

    Përgjigju
    • Aaa: 20/10/2019 17:43

      Ja ka shkrujt rama dhe ky e la botu

  • Beni: 20/10/2019 00:09

    Azikerkuesit Shqiptare nuk kane per te pushuar asnjehere se kerkuari azil sa here qe nderrohen forcat politike ne vend shkurt po se rregullove vete jeten dhe shtepine tende mos prit te ta rregulloje fqinji ne duhet te mesojme si te votojme dhe si ti kerkojme llogari te votuarve per ta ilustruar shikone se cfare i kane bere te zgjedhurit te tyre me sakte kryetarit te nje bashkie te vogel ne Meksike e kane terhequr zvarre nga zyra ne rruge dhe e kane lidhur pas makines pasi nuk i kish mbajtur disa nga premtimet gjate fushates,morali populli duhet te mendohet shume para se te votoje dhe duhet te dale te votoje masivisht qe te kete te drejten te kerkoje llogari

    Përgjigju
    • Wayne: 20/10/2019 07:30

      Me ty jam

  • Xhevair Filaj: 19/10/2019 22:32

    Franca dihej dhe njoft si mban qëndrim ndaj vendit tonë kot mos u lodhni me Francën është par puna që nga 1912 që me rusin i shkëputi truallit shqiptar 80 mijë km katror tokë Franca do të shfrytëzoi kombet e tjera t'u vjedhin pasuritë ti ketvkoloni ti vras e ti zhduki si kombe po iku koha e Francë do ja digjoni tymin Francës ku do përfundojë me kundërshtimin që bëri ajo nuk na kundërshtoi në tani po gjermanin Amerikën dhe shum shtete të tjera vetëm ne nuk na kundërshtoi se ne nuk ishim në tavolinë me të po kush ishte ata i kundërshtoi

    Përgjigju
  • Sabri: 19/10/2019 21:09

    Me te drejte spjegohen ato statistika. 7% nuk eshte ndonje gje e madhe. E respektoj mendimin. Problemi qendron se sa normale eshte qe qofte edhe nje individ nga Shqiperia te kerkoj azil?! Pasi azili eshte kategori juridike per te dhene mbrojtje ndaj atyre qe u rrezikohet jeta dhe vendi i origjines deshton tu ofroje mbrojtje apo siguri. Makroni nuk votoi kunder Shqiperise apo Maqedonise. Por kunder Gjermanise. Me kete te merret autori. Pse cduhet te beje opozita kur qeveria deshton ne arritjen e nje objektivi madhor? Te fleje gjume. Se pari eshte detyre dhe pergjegjesi e qeverise para popullit te dorehiqet dhe testoje besimin me zgjedhje. Kjo eshte gjeja me normale. Anormale dhe amorale eshte cdo gje tjeter.

    Përgjigju
    • Sabri: 20/10/2019 08:03

      Ne nje shoqeri demokratike ekzekutivi eshte pushteti i prirur per abuzivizem. Gjyqesori ekziston si garanci per qytetaret ndaj veprimit abuziv te ekzekutivit. Te pakten keshtu eshte krijuar ne Angli e mandej kudo: per ti vene fre avuzivizmit te mbretit (ekzekutivi). Vetingu behet nga organet e krijuar per ate qellim dhe jo nga qeveria. Zgjedhjet e parakoheshme kerkuar nga maxhoranca qeverisese nuk jane as deshtim e as e keqe. Perkundrazi, shprehje e pergjegjshmerise politike ndaj qytetareve. Jo opozites . Nuk ka pse te kete frike as maxhoranca e as lideri i saj. Por ngurrimi per ta bere kete eshte njesoj si pas 21 janarit kur qeveria e kohes per turpin e saj nuk e beri. Nga frika e humbjes se pushtetit dhe abuzivite tit te skajshem qe prodhonte perfitime kriminale.

    • Wayne: 19/10/2019 22:39

      Pjesërisht dakord me ty . A është 3 a dy nuk ka fort rëndësi, pasi siç thua nuk ka arsye juridike për kërkes për azil për veq atyre ekonomike, që në fakt është edhe keqpërdorim i një mjeti human, për arsye, sa do që vështirë mund të jet situata e kërkuesve, nuk mund të pranohët per kësilloj shkaqe. Me ty nuk jam dakord sa i përket qeverisë, pasi si fuqi ekzekutive nuk mund dhe nuk duhët të ndërhyj në gjyqsor që në fakt është elementi kancerogjen, kërkoj falje për fjalën, e këtij vëndi. Pasi të kompletohët vetting-u dhe të këmi një gjyqësor që e meriton fjalën atherë dhe verëm atherë do të kemi luksin t‘i drejtojmë syt më fort kah ekzekutivi.

  • YYY: 19/10/2019 20:50

    Supermjeshteri Bollino!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/10/2019 20:46

    Perfetto.. a e lexojne jashtqit** e kombit Monika Luli Berisha Meta....? pa filozofi Nard Noka po meret me astronomi...

    Përgjigju
  • Lui: 19/10/2019 20:46

    Franca shteti me hipokrit ne Europe e per mos thene ne planet. Gjoja kane qene te paret ne perpilimin e te drejtave themelore te njeriut, por jane shteti qe kane bere luftra per te mbajtur koloni neper bote dhe shfrytezojne burimet njerezore e natyrore te kolonive per tu pasuruar vete. Bejne patriotin me asgje te tyren. Duke nisur nga arti, arkitektura dhe sporti. Vetem per nje gje jane te zotet francezet. Dine te shesin shtrenjte edhe gjera te thjeshta.

    Përgjigju
  • Agjenti: 19/10/2019 20:40

    Po po se ka ngel Macroni tna japi llogari neve. Duhet ta bejme veten per negociata me rezultate konkrete jo me poture dhe adidas.

    Përgjigju
  • Tir: 19/10/2019 20:36

    I madhi Bollino!

    Përgjigju
  • Italia: 19/10/2019 20:18

    ..bravo,Sign.Bollino..,nr.1

    Përgjigju
  • ROBERT: 19/10/2019 20:06

    Perfetto, come sempre. Flm Bollino !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK