Bollino: Listat e hapura, Basha po korr gabimet që mbolli (as ndërkombëtarët nuk mund ta shpëtojnë dot)

Bollino: Listat e hapura, Basha po korr gabimet që mbolli (as ndërkombëtarët nuk mund ta shpëtojnë dot)

Mundësia që Parlamenti të votojë listat e hapura dhe si pasojë të pengojë mundësinë e krijimit të koalicioneve parazgjedhore, nuk është as grusht Shteti dhe as shkelje e Kushtetutës: Thjeshtë, është pasoja e parë politike dhe konkrete, e gabimit të PD-së dhe LSI-së me vendimin e marrë për bojkotimin e Kuvendit. E kam shkruar tashmë shumë herë se ai vendim i sugjeruar nga çifti djallëzor Berisha-Basha dhe i pranuar qorrazi nga aleatët e tyre (në dukje e kundërshtuar nga Ilir Meta që në të vërtetë i kishte llogaritur pasojat) përbënte një vetëvrasje politike për opozitën. Basha, Monika dhe analistët e tyre krenoheshin deri më sot, pavarësisht rrezikshmërisë së dukshme dhe dënimit unanim nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Sot, 17 muaj më pas, Partia Demokratike dhe aleatët e saj po shohin përballë tyre bumerangun e atij vendimi që pas një harkoreje të gjatë në qiell po i fluturon drejt kokës. Nëse nuk do të kishin braktisur Kuvendin duke krijuar iluzione se do të përmbysnin qeverinë dhe do të mund të vazhdonin të merrnin vendime edhe duke qëndruar jashtë institucioneve në të cilat merren vendime, sot do të ishin në sallë për të bllokuar me votat e tyre modifikimin kostitucional që do të eliminojë koalicionet. Në fakt në vend të atyre janë 44 deputetë që vijnë po nga listat PD dhe LSI, por që kanë vendosur të mos ndjekin direktivat e Partisë, dhe nuk janë dorëhequr. Një shenjë pavarësie që përbën testin e parë të atij që do të jetë nesër një parlament i tërë i zgjedhur me lista të hapura, ku deputetët janë të lirë nga urdhërat e kryetarëve të partive të tyre, pikërisht siç duhet të ndodhë gjithmonë në një demokraci moderne.

Janë pikërisht këto parlamentarë të opozitës që kërkuan aplikimin e listave të hapura dhe që Partia Socialiste ka vendosur sot të lejojë, duke marrë në këmbim mbështetjen e tyre për të votuar edhe marrëveshjen e 5 qershorit. Basha inatoset kur konstaton se kjo kërkesë e opozitës së Murrizit dhe të Rudina Hajdarit të favorizojë në të njëjtën kohë Partinë Socialiste që ndoshta do të penalizohej më shumë nëse do të hynte në garë kundër një koalicioni. Një kryqëzim i rastësishëm interesash i bërë mes të pranishmëve në Kuvend që penalizon ata që janë jashtë tij: në politikë dhe në jetë ndodh gjithmonë kështu. Në fund të fundit sa dhurata të tjera të papëlqyera i ka bërë opozita e Bashës qeverisë? Bojkoti i zgjedhjeve vendore nuk ishte një dhuratë akoma më e madhe që PD dhe LSI i ofruan kryeministrit, i cili sot shkon në fushatë zgjedhore duke pasur nën kontroll 59 bashki nga 60?

Basha gënjen kur pretendon se hapja e listave dhunon marrëveshjen e 5 qershorit. Në atë marrëveshje në fakt, në pikën 10, saktësohet se marrëveshja dhe vetëm ajo nuk mund të modifikohet pa konsensusin e të gjithëve para votimit në parlament. Dhe në të vërtetë ajo marrëveshje nuk është prekur dhe do të votohet në parlament saktësisht siç është shkruar, me të gjitha garancitë dhe rregullat e pretenduara nga Basha kundër rrezikut të manipulimit të rezultateve dhe duke garantuar vazhdimësinë e të njëjtës administratë zgjedhore politike pikërisht siç ka kërkuar Basha. Duke ridëgjuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim në prag të firmës, ishte pikërisht Partia Socialiste që bëri lëshim mbi të gjitha kërkesat e opozitës, ndërsa kush vazhdonte të vendoste kushte ishte Basha. Nëse frika e tij ishte humbja e koalicioneve, përse Basha nuk kërkoi të përfshinte edhe këtë garanci në marrëveshjen e 5 qershorit? Me siguri e ka harruar duke mos menduar të shohë pak më larg se sa ajo letër që po firmoste, duke kryer kështu një gabim tjetër politik siç ishte bojkoti i parlamentit, protestat e dhunshme dhe sabotimi i zgjedhjeve vendore. Po ku është e shkruar se i takon shumicës të sistemojë gabimet politike të opozitës? Rotacioni politik është një oportunitet që iu ofrohet zgjedhësve çdo katër vite për të zgjedhur ndryshimin e qeverisë kur e shohin të nevojshme, por ky nuk është një detyrim konstitucional që duhet të garantohet nga qeveria në fuqi.

 Ajo që është e domosdoshme është vetëm që rregullat zgjedhore të jenë të barabarta për të gjithë, dhe si listat e hapura, ashtu dhe ndalimi i koalicioneve do të vlejnë për të gjithë, jo vetëm për opozitën. Natyrisht i takon partive dhe kandidatëve gjatë fushatës të bindin zgjedhësit dhe të marrin numrin e votave të duhura që të bëhen forca e parë politike në vend, duke fituar edhe të drejtën për të bërë qeverinë e re. Pikërisht çka ndodh me sistemin zgjedhor danez I propozuar si model nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Përse kjo gjë kaq normale që sot e propozon edhe Kuvendi krijon habi dhe nuk çudit pretendimi i Lulzim Bashës të bëhet kryeministër i vendit edhe pse PD nuk do të dalë partia më e votuar?

Ndryshe nga sa Basha tregon, në marrëveshjen e 5 qershorit nuk shkruhet në asnjë pikë as që sistemi zgjedhor të diskutohet me konsensus edhe nga forcat joparlamentare, por në një shënim në fund të faqes thuhet thjeshtë se nuk është arritur asnjë konsensus mbi modifikimin e sistemit zgjedhor. Përse, kur në 2008 PD dhe PS modifikuan pa konsensus nga forcat e tjera politike kodin dhe Kushtetutën duke ndryshuar totalisht sistemin zgjedhor duke vendosur mes te tjerash edhe listat e mbyllura, ishte një vendim legjitim, ndërsa sot pretendohet unanimiteti dhe konsesusi deri edhe te forcat jashtëparlamentare? Dhe në qershor të 2017 nuk u votua pa koalicione vetëm në bazë të një marrëveshje PD-PS pa pasur konsensus mes forcave politike të tjera? Është firma e Bashës apo e Berishës ajo që vendos legjitimitetin e një rregulli apo është shumica e votave në parlament që i certifikon?

Ndoshta pse brenda tij është i ndërgjegjshëm mbi absurditetin e pretendimeve të veta, Basha i bën thirrje të dëshpëruar mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar. Duke ndjekur logjikën infantile të një fëmije që gjykon se babai është i mirë nëse i jep karamele dhe i keq kur nuk ja jep, kështu Basha sot ka ndryshuar mendim dhe lavdëron çdo tre minuta Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian që për vite ka injoruar dhe kritikuar, kur denonconte të famshmen “republikë ambasadorësh”. Basha dhe Berisha sot admirojnë deri edhe rolin e OSBE-së ambasadorin e të cilës Bochard e kërcënuan publikisht, ndërsa ODIHR (në 1996) arritën edhe ta dëbojnë nga vendi. Por ndërsa koherenca nuk është cilësi e kësaj opozite, koherenca pretendohet e shenjtë nga komuniteti ndërkombëtar.

Deri më sot Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë njohur legjitimitetin e plotë të këtij parlamenti, duke dënuar pa hezitim bojkotimin e opozitës: si do të mundnin sot të konsideronin të paligjshme modifikimet kushtetuese të votuara nga shumica e cilesuar (duhen në fakt të paktën 94 vota) të parlamentit të vetëm në detyrë? Dhe nëse deri më sot ndërkombëtarët kanë konsideruar si të jashtëligjshëm vendimin e opozitës për braktisjen e kuvendit gjatë një akti rebelimi institucional pa precedent në demokracitë moderne, si do të mundnin sot të falnin duke i lejuar që të impononin një veto mbi zgjedhjet e parlamentit? Dhe nëse ky parlament konsiderohet i ligjshëm për të votuar marrëveshjen e 5 qershor, përse do të ndalonte së qeni nëse të njëjtët deputetë do të votojnë edhe modifikimet që nuk prekin atë marrëveshje dhe të themi të vërtetën, nuk modifikojnë as sistemin elektoral?

 “Në një demokraci legjislatori është shkalla e parë ku çështjet politike që prekin të gjithë vendin duhet të debatohen dhe ku duhet të kërkohen zgjidhjet''   ka qenë fjala kyç e komunitetit ndërkombëtar deri më tani.   Pas 17 muajsh ndërkombëtarët vendosin me Bashën për ta konsideruar parlamentin një vend ku sovraniteti është i kufizuar? Që kur kanë ndryshuar ide duke rrëzuar një princip mbi të cilin bazohen edhe kushtetutat në vendet e tyre?

Bashkimi Europian ka vendosur si kusht për të hapur negociatat reformën elektorale, që është saktësisht ajo e arritura me marrëveshjen e 5 qershorit që në fakt do të votohet. Ndërsa si Bashkimi Europian dhe OSBE-ODIHR dhe Departamenti i Shtetit kanë deklaruar gjithmonë se nuk duan të ndërhyjnë në problemin e sistemit zgjedhor që është një çështje e brendshme e politikës shqiptare. Edhe mbi këtë kanë ndryshuar mendim? Pra nuk është vetëm parlamenti me sovranitet të kufizuar, por tani i gjithë vendi? Kjo gjë nuk është e mundur.

Të lejosh që opozita ekstraparlamentare të vendosë veton mbi një parlament të tërë do të thotë jo vetëm të mohosh legjitimitetin e atyre deputetëve që në ndryshim me të tjerët zgjodhën të mos tradhtojnë detyrën e tyre kushtetuese, por edhe minon në themel legjitimitetin e të gjitha ligjeve të votuara deri më sot dhe krijon një precedent shumë të rrezikshëm pasi e vendos Shqipërinë jashtë rregullave të demokracive perëndimore dhe e projekton në fushën e anarkisë ku sabotimi i institucioneve kushtetuese duket më i leverdisshëm se respektimi i tyre.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Simo: 12/07/2020 23:22

    Kur thua gjysmë të vërteta, sërish je duke gënjyer. Gjysma e së vërtetës është konstatimi se opozita gaboi duke dalë nga parlamenti. Ndërsa gënjeshtër është pak a shumë krejt pjesa tjetër. 1)"Opozita" parlamentare është paterica e Romës dhe e ka treguar këtë në çdo votim ku pozitës i janë dashur numrat e tyre. 2) Ramës (ashtu si dhe politikajve të tjerë xhanëm) nuk i digjet barku as për administratë zgjedhore depolitizuar e as për të drejtat e elektoratit për të pasur më shumë akses në zgjedhjen e përfaqësuesve të vet, thjesht kërkon maksimalizimin e përfitimit të tij nga zgjedhjet. Dikur ishte ai që e imponoi sistemin aktual me çadrën e vet, tani bën sikur ia do të mirën popullit. 3) Sado përpiqesh të thuash se nuk preket marrëveshja e 5 qershorit, sërish je duke u munduar t'i hedhësh hi syve publikut. Nëse vërtet do kishte vullnet nga pozita për një marrëveshje leale, kjo punë do ishte kryer tashmë dhe reforma do qe miratuar pa dalë këto bishtat e tjera si kofini pas të vjelit, dhe pikërisht siç ia do mideja pozitës. Vetë reagimi i BE, por edhe i ndërkombëtarëve të tjerë që bënë thirrje për miratimin pa vonesë të reformës siç doli nga marrëveshja tregon atë që është e vetëkuptueshme se pozita po bën manovra ta hajë firmën e vënë dhe ta ndryshojë marrëveshjen. Por fatkeqësia më e madhe është se me gjithë këto zullume sërish partizanët e Ramës vazhdojnë ta përkrahin, ndonëse vendi po zhytet gjithnjë e më shumë dhe shpresa që gjërat të venë më mirë sa vjen e dobësohet për të vajtur drejt shuarjes.

    Përgjigju
  • Lepires: 12/07/2020 16:42

    I sakt ne evidentimin e hallit shqiptar zoti bolino, shyqyr qe problemi qendron ke perqafimi i sistemit dhe jo vjedhja 30 vjecare e votes.

    Përgjigju
  • Kasem: 12/07/2020 12:42

    Dmth, tani qe Rama e vuri ne kontroll totalisht PS, vendosi gjithe njerzit e tij ne organet lokale dhe kuvend, tani nuk i duhen me "te mbyllura" listat!? Tani i dhembka barku per qytetaret. Mmmm, pas 13 vjetesh qenka me "qytetaret". Mire qe hedhin hi syve, por te pakten mos bejne sikur te virgjer. Me e ndershme te thone qe po e perdorim per propogande...

    Përgjigju
  • Arku: 12/07/2020 03:21

    E shkelqyeshme si gjithmone analiza juaj z Bolino. Gjithmone ju degjoj me vemendje kur flisni në tv. Dhe nje gje po të them, as mos çani koke kur tallen me ju per shqipen tuaj sepse me mire degjoj shqipen tuaj me fjalet e verteta që thoni se sa të degjoj shqipen e "kulluar" të ca sahanlepiresave të ashtuquajtuatur analiste.

    Përgjigju
  • Basha: 11/07/2020 23:12

    Ka mbjelle lesh e do korre qime

    Përgjigju
  • dada: 11/07/2020 20:55

    Faleminderit Bollino

    Përgjigju
  • leone: 11/07/2020 19:11

    esatto! E ke qare zoti Bollino! Eshte per te luajtur mendsh qe europianet ,por sic duket dhe amerikanet kane filluar te bejne lojen e debilit matematicen Luli Basha.U gelltit nga OSBE-ODIR-i mosdepolitizimi i komisioneve zgjedhore,sepse nuk donte kryetari i bandes se madhe,Luli Bashovici dhe satelitet e tij,pavaresisht se ne te gjithe shtetet demokratike europiane dhe ne USA komisionet jane te depolitizuara,u pranuan te gjitha kushtet e ketij te degjeneruari,i cili per akuzat ndaj tij duhej te ishte ne burg per korrupsion,per vrasje ne bulevard si ministeri brendshem etj etj.tani do behet sic i do atij b**ha dhe per hapjen e listave,qe e kerkon 90% e shqiptareve dhe sidomos ata qe kane votat ne parlament dhe qe nuk jane vemjet e tij,sic eshte Palok-,Salianji,Alibeaji e te tjere? Si ka mundesite ndodhe kjo,sidomos tani kur reforma ne drejtesi eshte ne kohen e saj qe kete bashibozuk politik ta vere atje ku e ka vendin?Do jete valle ky idiot me patente jashte hehurave deri ne vitin tjeter ,kur do te behen zgjedhjet?Une nuk e besoj.Vec nese dhe reforma e re ne drejtesi do filloje te beje seleksionimin e dosjeve dhe dosja e ketij me nder m... do te lihet ne sirtar.Kete duan Europianet e Amerikanet ? Atehere i biem kot fyellit ne te tjeret.Bashovici,Likja,Monika duhet te ndjekin e te pasojne fatin e Berishovicit pasi BKH te filloje te funksionoje.Kjo eshte deshira e mbi 90 % te shqiptareve te ketij vendi dhe kete vullnet nuk mund ta ndryshojne disa gjykime subjektive-diplomatike te disa ambasadoreve te nderuar ne kete vend.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 11/07/2020 19:09

    Je i madh Bolino! Analizat e tua i lexoj me kenaqesi.Jane objektive dhe te argumentuara.Ju pelqej dhe ne ballafaqimet qe kryen ne rubrikat televizive ku jeni pjesemarresi me sirioz,me i qarte per problemin qe diskurohet.Jeni shume i qete edhe kur ju nderhyjne dhe jo ofendojne.Ofezat,nderhyrjet zhurmuese nuk jane argumente,jane varferi mendimi,ideje prej nderhyresve... Jeni shembull per gazetarine dhe analistet shqiptare,te cilet jane ende shume larg kerkesave te ketij profesioni informues per publikun e gjere. Ju lumte!

    Përgjigju
  • YYY: 11/07/2020 18:52

    Rasti i mendjes e dores mjeshterore ne gazetari!

    Përgjigju
  • Gazetari: 11/07/2020 18:48

    Si gjithmone Brilant!

    Përgjigju
  • zara: 11/07/2020 18:38

    Gjithnjë i saktë i qartë pa kompleksin që kanë të ashtuquajturit analistë. Në fakt siç duhet të jenë të gjithë gazetarët që bëjnë detyrën e gazetarit, jo të militantit, të cilëve u erren sytë para fakteve. Faleminderit Bollino që kontribon në gazetarinë profesioniste e të papërlyer. Është për të ardhur keq sa të paktë i kemi të tillët.

    Përgjigju
  • LORA: 11/07/2020 18:08

    Big like Bollino.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja