Bollino: Nëse opozita nuk fiton respekt, mbetet thjeshtë një pakicë (Dhe një sqarim për Edi Palokën)

Bollino: Nëse opozita nuk fiton respekt, mbetet thjeshtë një pakicë (Dhe një sqarim për Edi Palokën)

Në foto Lulzim Basha, kryetar i PD dhe Edi Paloka, nënkryetar

Në opinionin publik qarkullon një keqkuptim, i cili ushqehet nga një pjesë e analistëve dhe eksponentëve të së ashtuquajturës “shoqëri civile”: një intelektual i lirë duhet patjetër të rreshtohet gjithnjë me opozitën. Parimi është në realitet një falsitet historik, pasi ngatërron opozitorët e persekutuar nga regjime diktatoriale (që meritojnë gjithnjë solidaritet dhe mbështetje) me pakicat politike të një demokracie moderne. Nëse një popull ka votuar me shumicë për një qeveri dhe ajo qeveri njihet si e ligjshme nga qytetarët dhe nga institucionet ndërkombëtare, atëhere intelektualët janë të lirë të rreshtohen përkrah kujt të duan, mundësisht duke zgjedhur atë që i shërben më mirë vendit të tyre. Kështu ndodh në të gjitha demokracitë perëndimore.

E aplikuar në situatën e Shqipërisë, kjo zgjedhje sugjeron edhe një pyetje të dytë: nga kush përfaqësohet konkretisht opozita? Pas humbjes së pastër të 2013-ës, Partia Demokratike, në vend që të hiqte mollët e kalbura që të mund të paraqitej në provat e mëpasme elektorale si një forcë politike e rinovuar, zgjodhi rrugën e riciklimit. Madje edhe Berisha më 2005-ën u kërkoi votën zgjedhësve me një imazh të ri të përfaqësuar nga KOP-i, operacion makjazhi i domosdoshëm për t’i bërë shqiptarët të harronin tmerret e 10 viteve me pare. Por ndryshe nga atehre, Berisha dhe Basha, ne 2013 sfidojnë kujtesën e popullit dhe, ndoshta duke besuar proverbin se “çudia më e madhe tri ditë zgjat”, vendosën të mos ndryshojnë asgjë.

PD-ja që sot paraqitet si “opozitë” në fakt është e njejta forcë identike qeverisëse, e cila deri në vitin 2013 dhe për tetë vjet rresht e masakroi këtë vend. Të njejtët njerëz, e njejta dhunë, të njëjtat lidhje me bandat, e njëjta urrejtje ndaj kundërshtarit, e njëjta mungesë respekti për dialogun institucional dhe demoktatik, e njejta gjuhë e bazuar mbi vulgaritete dhe mbi shpifje. Ëndërrojnë të kthehen në qeveri për të kthyer edhe të njejtin nivel korrupsioni.

Është e vërtetë që shqiptarët harrojnë shpejt, por mjafton pak për të rindezur kujtesën kur aktorët janë të njejtë. Që Berisha nuk ka ndryshuar, këtë e dinë edhe fëmijët dhe, ndonëse sot hiqet si një politikan liberal dhe i ndershëm, nuk ka shqiptar (apo diplomat) që s’e di se ai ka mbetur i fundit nga komunistët e dhunshëm, të korruptueshëm dhe hakmarrës ballkanas, që i ka mbijetuar Luftës së Ftohtë. Që Lulzim Basha ka mbetur si një kukull në duart e tij, është gjithashtu evidente për këdo: iluzioni se lidershipi i tij do të mund të ndryshonte imazhin (dhe fatin) e Partisë Demokratike zgjati vetëm pak javë.

Sot Lu-Li është bërë në sytë e shumë njerëzve një figurë komike, gjysmë Lulzim e gjysmë Sali, i cili, si një kamikaz politik, ka pranuar pa patur nevojë të trashëgojë të gjithë kundërshtarët e Berishës, duke u shtuar edhe ndonjë të vetin. Asnjë aleancë të re. Si të thuash se rrethi i mbështetësve të tij është edhe më i ngushtë nga ai që e çoi doktorin në disfatën elektorale të 2013-ës. Me rrethanën rënduese se Basha gënjen dhe tradhëton edhe miqtë, sikurse sapo u tregua me humbjen e krahut të tij të djathtë Ervin Salianji në Kongresin e partisë.

Lista e opozitarëve të sotëm, që janë edhe të njejtët qeverisës të djeshëm, është pa fund. Të marrim Edi Palokën, numri dy i PD-së dhe kryetar grupi në Parlament. E kam njohur 25 vjet më parë: sapo kisha themeluar Gazetën Shqiptare dhe ai merrej me marrëdhëniet me shtypin për llogari të Partisë Demokratike. Berisha e kishte hedhur atëhere maskën e novatorit demokratik dhe po përpiqej për një puç kushtetues me një referendum, që duhej t’i jepte atij si president edhe pushtet ekzekutiv të qeverisë. Paloka, pa një, pa dy, më pyeti se nga ç’anë ishte gazeta ime, në favor apo kundër Berishës? “Nga asnjë anë – iu përgjigja me naivitetin e një gazetari të lirë të sapoardhur nga Perëndimi – ne gazetarët jemi të pavarur, mbledhim vetëm fakte”. Përgjigje e gabuar. Për Palokën dhe për Berishën që atëhere “i pavarur” donte të thoshte të ishe nga ana e tyre. Ndryshe je në shërbim të armiqve. Berisha e humbi referendumin dhe unë pak më pas u shpalla “persona non grata” dhe u dëbova nga vendi. O me ata, o kundër atyre. Që prej atëhere nuk ka ndryshuar asgjë dhe “shtypi i lirë” është një koncept që ka mbetur i panjohur për PD-në, pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet.

Edhe Paloka ka mbetur i njejti. Dje Shqiptarja.com publikoi deklarimet e tij të pasurisë, që tregojnë se si, nga viti 2012 e deri më sot, deputeti i opozitës është pronar i 6 apartamenteve, dy garazheve dhe disa trojeve. Por pjesa më interesante nuk ka të bëjë me pasuritë e trashëguara nga i jati. Një apartament të blerë më 2013 për 3.5 milionë lekë ai ia ka shitur për 8.5 milioinë lekë një personi nën akuzë për pastrim parash. Shtëpia ishte blerë me 4 milionë lekë (të reja), që ja kishte dhuruar babai 82-vjeçar. Dhjetë vjet më parë, kur Paloka ishte deputet, babai pensionist i kishte dhuruar edhe një makinë dhe 14.000 euro (10.000 euro ishin kthim i një huaje që Edi kishte dërguar në shtëpi më 1991, kur ishte emigrant në Itali). Për dhurata të tilla shumë gjyqtarë e prokurorë janë përjashtuar nga magjistratura, pasi komisioni i Vettingut nuk beson që një prind pensionist të jetë në gjendje t’i dhurojë miliona lekë djalit, të ri dhe në kulmin e suksesit. Në fakt, në familjet normale ndodh e kundërta.

Nuk ka ditë që PD, me në krye Palokën, të mos lëvdojë “gazetarët e pavarur” të saj, që bëjnë investigime mbi qeverinë për llogari të PD-së dhe pak rëndësi ka kur zbulohet më pas se disa herë publikojnë dëshmi të rreme, apo se shpesh scoop-et janë vetëm “deduksione” pa asnjë provë. “Shtypi është i lirë”, përsërit opozita dhe deduksionet janë pjesë e punës së një gazetari. Shumë e drejtë. Por atëhere përse, kur shtypi investigon edhe eksponentë të opozitës, duke publikuar dokumenta zyrtarë, bëhet skandal?  

Në përgjigje të atyre dokumentave mbi pasurinë, Paloka është kthyer në origjinën e tij dhe ka harruar rolin e opozitarit mbrojtës të gazetarëve, ka ofenduar dhe kërcënuar punën e gazetarëve të Shqiptarja.com. Unë besoj se edhe Edi Paloka është i bindur që të qenit në opozitë e bën të paprekshëm nga çdo investigim gazetaresk, nga çdo akuzë dhe nga çdo dyshim. Dhe, mbi të gjitha, e çliron atë dhe kolegët e tij të partisë nga çdo përgjegjësi mbi të kaluarën e tyre, sikur të mos kishin qeverisur kurrë. Nuk është e vërtetë që fajet e së kaluarës mjafton të jenë te denuar nga disfata elektorale, kur opozita është e përbërë nga të njejtët njerëz që janë të gatshëm të qeverisin me të njejtën mënyrë identike.

Duke m’u drejtuar mua në mënyrë delikate si “Car. Bol”, Paloka e interpreton atë artikull duke menduar se gazetarët që punojnë me mua janë skllevër si ata që kanë punuar me të: “Ky kellira qe ben si gazetar profesionist, me njeh dhe personalisht, po ka marre urdherin e padronit dhe e ka zbatuar ashtu si i leverdis padronit” ka komentuar ne faqen e tij ne facebook. Edhe Paloka më njeh personalisht, megjithatë në këto 25 vjet gjithnjë ka heshtur përballë akuzave më të rënda, që partia e tij më ka drejtuar, për fajin e vetëm se kam qenë me të vërtetë i pavarur dhe se nuk kam padronë, sikurse ai e di mirë. Një “faj”, të cilin, që nga viti 1994 e këtej, Berisha, Basha, Paloka & Co nuk ma kanë falur kurrë më.

Përballë një kritike të qytetëruar, si ka mundësi që në gjithë këto vite, këta politikanë herë në pushtet e herë në opozitë, ende nuk kanë mësuar të kundërpërgjigjen me një etikë qytetare, pa vulgaritet dhe ofendime personale?

Njerëzit që përfaqësojnë opozitën, për të merituar respekt, duhet të jenë në një nivel superioriteti moral ndaj qeverisë që kritikojnë, ndryshe janë vetëm një pakicë që përpiqet të largojë mazhorancën për të uzurpuar privilegjet e saj. Epersia e tyre morale nuk fitohet as me premtime dhe madje as me kërcënime, por me forcën e shembullit që kanë dhënë gjatë gjithë historisë së tyre. Sot, për njerëzit e Partisë Demokratike, është ky problemi i vërtetë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 06/02/2019 02:14

    Une jam italian po aq sa c'eshte Carko Bolino shqiptar. Por mes nesh ka nje ndryshim te madh. Ai eshte nje gazetar profesionist kurse une nje punetor profesionist. Ndikimi i fjales se tij te shkruar percjell fryme demokratike komunikimi, gje qe e ndesh shpesh ne shtypin italian serioz italian. Turp per Edi Paloken, te njohurin tim te vjeter, sepse jemi rritur ne nje lagje, qe i kaloi jeta aktive si nje servil pa skrupuj. Ai e di qe zoti Bolimo eshte po aq i ndershem sa c'ka qene qe ne diten e pare kur ka mberritur ne Shqiperi thuajse 30 me perpara, por e detyron rruga e mbrapsht qe ka zgjedhur te fyej e te genjeje, per te perligjur vjedhjet e shperodrimet si kur ka qene ne pushtet ashtu edhe tani qe eshte ne opozite.

    Përgjigju
  • Konjak: 03/02/2019 16:02

    Pamvaresisht emrit te artikullshkruesit; ne komentin tim pert shkrimin e z Bollino,s'kam as nje tendenc- mllefazhiu -ndaj cilitdo qoft,kur cfaq mendimin e tij te lir. kritika ishte ,vetem e vetem per te pa vertetat qe duken shiqare ne shkrimin e zoterise.-Kur te pa vertetat i thot nje tjeter,i miratojme kritikat ,-Kur te pa vertetat i themi vet ,nuk na pelqen publikimi.Ky shkrim ,vetem per kujtes ,ndaj stafit te gazetes.

    Përgjigju
  • Popull: 03/02/2019 14:27

    Respekte për profesionalizmin e Z. Carlo Bollino. Mjafton të shohësh komentet që bëhen për Z. BOLLINO, DHE komentet që bëhen për Z. PALOKA dhe kupton shumë qartë se si e njohin qytetarët Z. BOLLINO dhe si e njohin Z. PALOKA...

    Përgjigju
  • Konjak: 03/02/2019 13:52

    Nese s'do te kishit pohuar se PD, Berisha ju paska larguar, dhe ju paska mbillur gazeten ,pas referendumit te humbur ,nga PD;per te gjitha c'thoni, mund ti kisha marre edhe te verteta.Nuk do ta besoj ,se nje njeri intelektual dhe i ekulibruar,mund te derdhe nje lum llumi e perbaltie pa as nje kufi,ndaj nje opozite,qe eshte teresisht ne punen ,dhe te drejten e saj legjitime ;pa fyer e perdhosur askend.Ne perkrahie te asaj opozite jane gjysma e popullsise shqipetare,kurse ju i perlieni me mllefin tuaj te pa shoq.Vetem rritia e rrogave te punetoreve,dhe pensionet,ku ne vitet 2005-2013 u rriten 6500 lek te reja,kurse ne vitet 2013-2018vetem 600 lek.Sa per bandat kriminale dh terrorin,nuk e shikon vetem ai qe ben qorrin dhe shurdhin .Nse doni te kontriboni,per stabilizimin e gjendies ,thoni te verteten dhe vetem te verteten.

    Përgjigju
    • Babalja: 04/02/2019 17:32

      Ne krahasim me lsi-pd jane engjej kta te ps.

    • @Babalja: 03/02/2019 21:57

      Po dhe me ca vota të blera me nga 50 mij lek. Të thuash që të dyja blejn vota po jam dakort, por Zoti babale mos na e bëj PS të virgjër.. PS fiton se ka opozitë Lul debilin dhe Sali kotruven..

    • Babalja: 03/02/2019 17:33

      Te ishte gjysma e popullsise perkrah pd-lsi ateher nuk do ishte ps ne pozite por do ishte opozite.

  • Shqiptar: 03/02/2019 13:17

    Shqiperia eshte krenare qe ka gazetare si Carlo Bollino. Respekte per kete gazetar shembullor, qe e do Shqiperine me shume se Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Adi Krasta, Eni Vasili etj etj etj.

    Përgjigju
  • Robshi: 03/02/2019 13:08

    Pyetja qe lind eshte...si mund te perceptohet nje gazetar "analist" qe shkruan vetem kunder opozites né nje kohe qe pushteti prej 6 vitesh nuk prodhon nje te mire publike??????? Une do te thoja nga ata qe i duan te miren atdheut..

    Përgjigju
    • Babalja: 03/02/2019 18:27

      Po o saleh kujton se do ja hedhesh prap si ne 98, por kesaj rradhe vetem ne qofte se te leshon shpifti yt i lig perpara kohe(te arrestimit) mundesh tia hedhesh!

    • Robshi: 03/02/2019 17:46

      Babale dukesh sa inteligjent je qe kur mendon se sala eshte né hall...

    • Babalja: 03/02/2019 13:45

      Eh mor saleh qe je kthyer ne robsh, halli ku nuk te çon.

  • Loli: 03/02/2019 12:16

    Hahaha Po respektoj etiken siç thote Bolino, por shkoni lexoni Paloken ne fb qe thote qe babai tij paska dhuruar qindra mijera euro per bamiresi. Hahahahahahaha. Po me vertete keta na marrin per gomere o Paloqe, nga qielli I rane plakut tend mijera euro o mashtrus apo mbajne era firma piramidale e gjithe pislleqet e punes tende ne politike o krimb

    Përgjigju
  • rezi: 03/02/2019 11:59

    Shumë faleminderit për analizën e saktë dhe me edukatë që i bëni kësaj të ashtuquajturës opozitë, se vetëm e tillë nuk është. Vazhdo punën dhe injoro njerëz si Paloka që kujtojnë se gjithë jetës do mbrohen me statusin e deputetit. Që ti shërbesh popullit duhet së pari të jesh njeri, dhe njeri nuk të bën as politika, as shkolla. Përgëzime për sinqeritetin e gazetarinë e vërtetë.

    Përgjigju
  • Koni: 03/02/2019 10:56

    Kur do te vije dita qe politikane e gazetare te flasin e te shkruajne me fisnikeri si Bolino. Jeni shume i qarte zoteri. Me gjithe balten qe ju hedhin ne fytyre balot e PD, lekura juaj eshte qelibar. Nxirrni mesim o njerez primitive!!!!

    Përgjigju
  • Unico: 03/02/2019 09:22

    Buon Lavoro,dr.Carlo,continua così,sei unico!PD,eshte Turpi i Kombit,Hajna e Rrugace ordinere

    Përgjigju
  • Emigranti: 03/02/2019 01:30

    Pershendetje Z, Bolino! Une nuk them se PS eshte me e keqe apo me e mire se PD,por jam i mendimit qe jane po njesoj ne mendime dhe veprime. Ne artikullin tuaj shihet qarte se ju i mbani ison PS. Kjo eshte e drejta juaj. Vertet Ps fitoi zgjedhjet e 2013 dhe te 2017 por,dihet se si .... Diku me te blere dhe diku me premtime te pa mbajtura. Ju thoni qe keto zgjedhje u pranuan si te lira. Le te themi po. Po me vone si u mbush vendi me kanabis dhe nga kush!? Korupsioni eshte me i theksuar tani apo para2013-tes ! Sa ju eshte ngritur pensioni 670 mije shqiptareve ne keto 6 vite!? A e kemi shendetesine falas!!?? Se u premtua ne ato zgjedhje. Po arsimi si te duket sot? Nuk them qe ka qene me mire por po behet me keq.... Po fshati si ka mbetur? Bujku sot nuk shet dot ate qe prodhon. Si ka mundesi qe tregetari fiton me shume se prodhuesi. Sot 1 kg molle ne Korce e gjen me 10 deri 15 leke te reja, kurse ne Tirane shitet tek konsumatoret deri dhe 100 leke te reja kg. Me qe jini shtetas Italian me thoni eshte dhe aty tek ju keshtu!!!??

    Përgjigju
  • Beso: 02/02/2019 23:50

    z Karlo vazhdo perplasua ne fytyre te verteten kushdo qofte..behu shembull per tu ndjekur nga te gjithe gazetaret tane...ti besh ball Berishes&co do te thote te jesh trim i madh,po ti mos u tremb se populli shqiptar te do e te ruan...respekte per punen dhe edukaten tuaj...

    Përgjigju
  • sifi: 02/02/2019 23:08

    Zoti Bolino , pamvaresia e gazetes suaj dhe analizat e sajta per shume probleme shqiptare ju kane bere ju gazeten me serioze dhe me te lexuar . Para shume kohesh kur komentoja per nherezit jryesor te OD thoja qe Oaloka eshte me i ndershmi nga te gjithe aferndenjesut e Saliut . Por deklaratat e nxirren njesoj si te tjeret . Ju jeni Karlo Bollino kurse Oaliqa eshte kar boll

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 02/02/2019 23:08

    KARLO BOLLINO BURR I VËRTET . BURR ME MORAL E ME DIAPZON. NJË INTELEKTUAL KOREKT. NJË NJERI QË PUNON ME NDESHMËRI E ME DINJITET. KY NJERI E DO MË SHUM SHQIPRIN SE NE SHQIPTARËT. KËTI BURRI SI BËN SYRI TËR PËR QËNËRIN E PARTIS TË ASHUQUAJTUR DEMOKRATIKE. SE KJO PARTI S'ËSHTË DEMOKRATIKE PO ËSHTË FASHISTE.PO TË ISHIN TË GJITH SHQIPTARËT SI KARLO BOLLINO SHQIPRIA DO JA KALONTE ZVICRËS.MJER SHQIPRIA E MJER SHQIPTARËT QË NĒ VITIN 2019 KRYEKRIMINELI MALOK SALU BERISHA VAZHDON QËNDRON NË PARLAMENT. JU THAFTË DORA ATI SHQIPTARI QË I JEP VOT SALHE KRIMINELIT. RROFT SHQIPRIA RROFSHIN SHQIPTARËT.

    Përgjigju
    • Tefa: 03/02/2019 10:43

      Ky paloka paska pasuri nga babai? Po nga piramidat a ka marr leke? Se i doli emri ateher

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim