Bollino: Zbulohet kontrata e Pfizer që demaskon edhe një herë bllofin e PD-së

Bollino: Zbulohet kontrata e Pfizer që demaskon edhe një herë bllofin e PD-së

Një nga më shumë se 1.000 portale që prodhojnë një përmbytje lajmesh në Shqipëri çdo ditë, normalisht ''kopjo dhe ngjit '', publikoi sot kontratën midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane Pfizer e cila ishtë e destinuar të mbetej sekrete. Një sekret tregtar, i kërkuar nga Pfizer për të gjitha vendet që kanë blerë vaksina, diktuar nga strategjia e kompanisë  për të mos zbuluar çmimin e shitjes, sepse ky mund të ndryshojë nga shteti në shtet.

Fakti që parlamenti vendosi të respektojë këtë klauzolë të fshehtësisë ngriti tymin e zakonshëm të dyshimit dhe akuzave nga opozita, duke imagjinuar se vaksina e vërtetë nuk kishte mbërritur kurrë dhe se Rama kishte injektuar thjesht ujë në vena. Sidoqoftë, scoop-i këtij portali ka çmontuar edhe këtë blof gjigand të opozitës. Tani që kontrata është në dispozicion për të gjithë, rezulton se nuk kishte asgjë për të fshehur, përveç çmimit (12 dollarë për dozë) të rezervuar për Shqipërinë. Madje zbulohet se kryeministri ka mundur të sigurojë një cmim më të ulët sesa Bashkimi Europian që ka blerë vaksinat me 18.34 dollarë apo nga Belgjika që ka paguar 14.7 dollarë. Rezulton se Rama nuk kishte gënjyer as për ekzistencën e kontratës, as për sasitë e vaksinave të rëna dakord me Pfizer (në total 499.590 dozave), as për kohën e dorëzimit as për kërkesën e konfidencialitetit, qe Pfizer e ka shenuar si klauzolë edhe në kontratë.

Siç ka ndodhur në raste të tjera, kur del e vërteta, gënjeshtrat e opozitës bien në sy si piramidat në shkretëtirë. Për vaksinën Pfizer, Partia Demokratike dhe analistët e saj gënjyen pa pushim për dy javë, duke ngulitur dyshime dhe akuza me qëllimin e vetëm të vinin në dyshim transparencën e qeverisë. Problemi është se nuk është aspak e vërtetë, siç thotë shprehja popullore, që ''cudia më e madhe zgjat tre ditë''. Për shkak se kjo rrjedhë e vazhdueshme e gënjeshtrave, shpesh demaskuar nga provat e fakteve, ka korrozuar ngadalë besueshmërinë dhe imazhin e të gjithë opozitës. Inauguruar nga mjeshtri Sali Berisha, dhe më pas kopjuar nga të gjithë vasalët e tij, strategjia e gënjeshtrës dhe shpifjes në tetë vjet opozitë jo vetëm që minoi besueshmërinë e Partisë Demokratike dhe LSI, por gjithashtu prishi peshën e atyre skandaleve të vërteta kundër qeverisë qe herë pas here u shfaqën, por qe shpejt u mbuluan dhe u varrosën përfundimisht në mjegullën e ngritur të gënjeshtrave të tjera.

Dhe kështu nuk është për t'u habitur që në fund të mandatit të dytë dhe tre muaj para zgjedhjeve, të gjitha sondazhet serioze parashikojnë një rikonfirmim të Edi Ramës, i preferuar nga opinioni publik me gjithë gabimet e tij, thjesht sepse duket më serioz dhe më pak gënjeshtar sesa Lulzim Basha që as sondazhet familjare nuk kanë  kurajo per ta shpallur fitues.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalsiandër: 21/01/2021 09:04

    O Argjon vehtëm emrin e paske të bukur nga mënd qënke fyell. Çfar paske të vështir të kuptosh që 12 dollar është më lirë sesa 18 dollar..........!!!!!!!!!!!???? Apo je edhe ti pjesë e 7•7=42?????? Come on man get real! Çmimi i Phizerit është i ndryshëm nga vendet e tjera dhe me gjith kërkesën e lart që ka që momentalisht është piku i pandemis dhe i kërkesës për vaksinën Qeveria Shqiptare e ka siguruar me çmim më të lirë. Nuk do shum filozofi. Pastaj ti harron faktin që Phizer është kompani private të tjerat çfar thua zotrote jan folklor dhe domosdo që po të rrish shtrir në divan me telefon në dorë fillon dhe fantazon. Tung ju të tjerët!

    Përgjigju
  • Argjon: 19/01/2021 23:07

    I dashur Zoti Bollino, Sot 12 dollarë na japin 1220,04 Lekë. Fuqia blerëse e 1220,04 Lekëve në vendet e sipërpërmendura (Purchasing Power Parity): - In United States, 22.11 USD will allow you to buy the same things you'd buy with 1,220.04 ALL in Albania. - In Belgium, 19.40 EUR will allow you to buy the same things you'd buy with 1,220.04 ALL in Albania. - In Germany, 18.37 EUR will allow you to buy the same things you'd buy with 1,220.04 ALL in Albania. Domethënë e kemi blerë më shtrenjtë se Belgjika dhe me të njëjtin çmim sa Gjermania! :)

    Përgjigju
    • DENI 08: 20/01/2021 14:07

      o shoku a e lexove artikullin per c'far flete,apo dole dhe ti si luli me matematik 12 dollari esht me i strette se 18,37 dollarshi kur se kuptoni permbajtjen e artikullit mos u beni ekonomista

    • Geni: 20/01/2021 11:57

      O shoku po flet per rrogen ti apo per nje artikull qe shitet nga nje kompani private. Çi hyn ne pune Pfizer se sa eshte fuqia blerese. Ajo ka nje kosto prodhimi, transporti, fitimi dhe del me nje cmim perfundimtar. Kostoja e prodhimit nuk ndikohet as nga fuqia blerese dhe as nga te ardhurat. Nafata te njejtin cmim ka ne Gjermani, Itali, e Greqi. Taksat mbi naften bejne diferencen nese pyet ndokush qe kemi naften me te shtrenjte sesa vendet e BE

    • hahahah: 20/01/2021 03:11

      kush e shpiku kete teorine p.sh????? ti dhe ekonomia e tregut jeni ne dy drejtime te kunderta.....7x7 bejne 77

    • Argjon: 19/01/2021 23:31

      Më falni, u nxitova me çmimin në Gjermani. Fuqia blerëse e 1220.04 Lekëve është 22.11 USD = 18.37 euro në Gjermani! Kur BE-ja e merr vaksinën me 18.34 dollarë, Shqipëria e ka marrë më shtrenjtë se BE-ja dhe Gjermania. Faleminderit!

  • goni: 19/01/2021 21:02

    Brilant Karlo Bolino nuk bohet fjal te drejtojne kurrizin shpellaret. Po hajt se ja drejton populli

    Përgjigju
    • Përsëri: 19/01/2021 22:51

      O Gono me cfare salce e do?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?