Bologna bën surprizën, mund 3-2 Romën në 'Olimpico'! Sot Juve ndaj Veronës

Bologna bën surprizën, mund 3-2 Romën në 'Olimpico'! Sot Juve ndaj Veronës

Roma harron të fitojë dhe zhytet në krizë. Bologna bëri surprizën në ndeshjen hapëse të javës së 23-të të Serisë A duke fituar 3-2 në “Olimpico” ndaj verdhekuqve.

Skuadra e Sinisa Mihajlovic merr avantazhin me Orsolinin që në minutën e 16-të, por Roma do të barazojë 6 minuta më vonë falë një autogoli të Densëil. Më pas ai që shkëlqen për Bologna-n është Musa Barrow që do të shënonte dygolësh. Sulmuesi i afruar në merkaton e janarit tund rrjetën në minutat 26-të dhe 51 duke tronditur Romën. Verdhekuqtë gjithçka bën ishte një gol i Mkhitaryan, por vetëm kaq, Bologna bën surprizën duke fituar 3-2 ndaj Romës. Verdhekuqtë mbeten të pestët dhe rrezikojnë zonën Champions ndërsa Bologna ngjitet në vend të shtatë dhe sheh nga Europa.

Sonte zbret në fushë Juventusi kryesues ku në “Bentegodi” e pret Verona në një super formë. Sarri thotë se rivalët e mbrëmjes së sotme janë shumë të rrezikshëm por ka besim tek Ronaldo. Ndërsa të dielën në mbrëmje luhet derbi Inter-Milan./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg