Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënën raundin e 27-të. Bologna fitoi 0-1 në Pisa, ndërsa Udinese 'likuidoi' me tre gola Fiorentinën. Pas raundit të 27-të elita e futbollit italian kryesohet nga Interi me 67 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësit e Milanit. Me pas vijnë Napoli me 53 pikë dhe Roma me 51 pikë.
Në 'Arenën Garibaldi' vendasit e Pisas pësuan humbjen e tretë radhazi dhe të 14-n për këtë sezon, teksa u mposhtën 0-1 nga Bologna. Dueli në fushë ishte i ekuilibruar, por vendasit u shpërqëndruan në fund dhe pësuan golin në minutën e 90-të nga Jens Odgaard. Freuler pasoi për danezin dhe ky i fundit i dha fitoren e tretë radhazi Bolognas, duke e ngjitur në vendin e tetë me 39 pikë.
Në 'Friuli' të Udines, vendasit e Udineses fituan 3-0 kundër Fiorentinës. Christian Kabasele në minutën e dhjetë zhbllokoi shifrat pas një krosimi të Zaniolos nga këndorja, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra. Në fraksionin e dytë 11 metërshi i realizuar saktë nga Keinan Davis i dha qetësinë Udineses, para se Adam Buksa në shtesën e katërt të 'vuloste' ndeshjen për 3-0.
Raundi i 28-të në Serie A do luhet nga e premtja deri të hënën që vjen.
Serie A, raundi i 27-të:
E hënë, 02 mars 2026
Pisa 0-1 Bologna
Udinese 3-0 Fiorentina
Renditja:

Komente