Tetë policë që patrullonin kufirin Kenia-Somali u vranë të shtunën nga një sulm më bombë.
Në një deklaratë për median lokale, zyrtarët e rajonit Wajir thanë se bomba ka shpërthyer gjatë kalimit të automjetit të policisë .
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Militantët al-Shabaab të lidhur me al-Kaidën kanë kryer disa sulme të ngjashme në Kenia që synojnë oficerë të sigurisë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në 2018, më shumë se 100 policë u vranë në sulme të ngjashme përgjatë kufirit, Kenia-Somali.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)