Ushtria ruse vazhdon të përqendrojë ofensivën e saj në qytetin e Lysychansk, qyteti i fundit që kontrollohet nga forcat ukrainase në lindje të shtetit, enklava e fundit që do të lejonte Moskën të kontrollonte rajonin e Luganskut. Lajmi u bë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sipas njoftimit, trupat ruse po kryejnë një ofensivë pranë Verkhniokamyanka dhe operacione sulmi në zonën e rafinerisë së naftës Lysychansk, ku beteja vazhdon.
“Rusët janë vazhdimisht në ofensivë. Nuk ka pushim. Absolutisht gjithçka po bombardohet”, tha Guvernatori ukrainas i Luganskut, Sergiy Gaidai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Biden: Samit historik, NATO është më e bashkuar! Rusët largohen nga ishulli i gjarpërinjve! Widodo i jep Putinit mesazhin e Zelenskit








