Bombardimet e NATO-s ndaj serbëve në 1999, ambasadori amerikan në Serbi: Ndihem keq që ka ndodhur, por duhet të bashkëpunojmë në të ardhmen

Bombardimet e NATO-s ndaj serbëve në 1999, ambasadori amerikan në Serbi: Ndihem keq që ka ndodhur, por duhet të bashkëpunojmë në të ardhmen

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se ndihej keq për bombardimet që NATO ka bërë ndaj Serbisë gjatë vitit 1999. Në një intervistë për mediat serbe ai u shpreh se nga kjo ngjarje duhej të nxireshin mësime dhe se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Serbisë duhet të përqendrohen në të ardhmen duke lënë mënjanë atë që ndodhi para 23 vitesh.

“Më duhet t’ju kujtoj se kjo ka ndodhur 23 vjet më parë. Është njësoj sikur në vitin 1968 të flisnim për ngjarjet e vitit 1945. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë. Por në një moment njerëzit duhet të kthehen drejt së ardhmes, për të ecur përpara. Të përpiqesh të mësosh diçka nga e kaluara, por jo të jesh peng dhe skllav i së shkuarës”, u shpreh Hill.

 

Për bashkëpunimin ushtarak SHBA-ve dhe Serbisë, dplomati amerikan tha se kjo ishte një çështje që duhej të shtyhej përpara nga të dyja palët.

“Unë do të doja të shihja më shumë bashkëpunim ushtarak, por ne nuk mund ta shtyjmë vetëm nga ana jonë. Duhet të jemi të sigurt se edhe Serbia e dëshiron”- shtoi diplomati amerikan.

Ndërsa në përfundim të intervistës Hill theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Serbinë si një vend mik dhe aleat.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 01/01/2023 13:20

    Zoti Hill nuk duhet te ndihesh keq ishte ajo qe ata (serbet) kishin mbjelle nder vite ndaj shqiptareve dhe NATO DHE SHBA E KORREN qe nuk mund te ishte ndryshe, por me duket se deri tani nuk kane nxjerr asnje mesim serbet qe kur kruhesh me gjethe fiku del dhe .......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar