1769945481_sryi.png

Ministria e Jashtme turke ka dënuar fuqishëm sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës dhe shkeljet e përsëritura të armëpushimit, duke theksuar se vrasjet dhe kufizimet e vazhdueshme kërcënojnë të prishin marrëveshjen.

Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate në rrjetin social ‘X’ Ministria e Jashtme turke shkroi: “Këto sulme, të kryera në një kohë kur procesi i paqes në Gaza ka hyrë në një fazë të re, kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë vendosjen e qetësisë dhe stabilitetit dhe edhe një herë demonstrojnë se Izraeli nuk kërkon paqe në rajon.”

Ministria përsëriti "nevojën për të siguruar që Izraeli të përmbushë të gjitha dispozitat e Planit të Paqes të miratuar nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

Deklarata vjen pas një serie sulmesh ajrore izraelite në Gaza që vranë më shumë se 30 persona në të gjithë enklavën, duke shënuar një nga ditët më të përgjakshme për palestinezët atje që nga hyrja në fuqi e "armëpushimit" të brishtë më 10 tetor 2025.


Lajmi kryesor:

Izraeli hap pikën e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjiptit