Kompania satelitore amerikane Maxar Technologies ka shpërndarë imazhe satelitore të marra më 14 mars të kaluar, që tregojnë se si në oborrin e teatrit Mariupol , të bombarduar me 16 mars, u shkruan fjalët "fëmijë".

Fjala me katër shkronja, me shkronja të mëdha dhe të bardha, duket qartë para dhe pas teatrit. Kjo masë u mor për të siguruar që asnjë sulm të mos kishte në shënjestër një objektiv ku kishte edhe fëmijë dhe ku kishin gjetur strehim mbi një mijë njerëz.

Megjithatë ndërtesa u bombardua nga forcat ruse. Këshilli i qytetit tha se forcat ruse "shkatërruan qëllimisht dhe në mënyrë cinike teatrin në zemër të Mariupol".

1647502452_1647502309AFP326B6H8kOuEU3330680835272RKB656x492CorriereWebSezioni.jpg

Shkrimi që tregonte për fëmijët brendësi teatrit