
Sipas ministrit të Brendshëm të Kievit, Ihor Klymenko, kanë mbetur të paktën 28 të plagosur nga sulmi rus në tregun Kostiantynivka, në rajonin e Donetskut, në të cilin tashmë janë konfirmuar 16 viktima, përfshirë një fëmijë.
Gazetarët e Associated Press të cilët ishin të pranishëm në momentet kur ndodhi sulmi, thanë panë trupa njerëzish në tokë dhe punonjës të shërbimeve emergjente që shuanin zjarret në tezgat e tregut, si dhe makina të djegura dhe të shkatërruara.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, janë dëmtuar 20 dyqane, linja elektrike, një godinë administrative dhe një pjesë e një pallati.
Punonjësit e shërbimit të urgjencës shuan zjarrin që dëmtoi rreth 30 salla të tregut, tha Klymenko.
Ekipet po kërkojnë nën rrënoja për civilë të bllokuar. Sulmi ndodhi teksa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken po viziton Kievin dhe pritet të njoftojë më shumë se 1 miliard dollarë financime të reja nga SHBA.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm rus në një treg në Donetsk, 16 viktima! Bukuresht: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur! Blinken në Kiev: Përparim në kundërofensivë










