Ura Karaj, më e gjata në Iran, është shkatërruar ditën e sotme pas disa bombardimeve.
Mediat shtetërore në Iran raportojnë se tetë persona janë vrarë dhe 95 të tjerë janë plagosur pas sulmit.
Pas sulmit, ministri i Jashtëm i Iranit ka këmbëngulur se vendi nuk do të detyrohet të dorëzohet.
"Kjo vetëm përcjell disfatën dhe kolapsin moral të një armiku në rrëmujë", tha Abbas Araghchi.
"Çdo urë dhe ndërtesë do të ndërtohet më e fortë. Ajo që nuk do të rikuperohet kurrë: dëmtimi i imazhit të Amerikës", shtoi ai më tej.
Në një postim të dytë në llogarinë e tij në rrjetin social ‘X’, Araghchi tha se ka "një ndryshim të habitshëm" midis së tashmes dhe Epokës së Gurit.
"Në atë kohë nuk kishte naftë ose gaz që pompohej në Lindjen e Mesme", shtoi ai, duke ‘thumbuar’ Trump, i cili disa ditë më parë deklaroi se nafta ishte një ndër arsyet pse SHBA-të po e sulmonin Iranin.
Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se sulmi në urën në Iran, që lidh kryeqytetin Teheran me Karaj, nuk është kryer nga Izraeli.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmohet baza italiane e UNIFIL në Liban! Bombardohet ura më e gjatë e Iranit! Presidenti Trump ‘feston’ në rrjetet sociale












