Tiranë, 13 Tetor / ATSH - / Në sallën "Tefta Tashko" të Ministrisë së Kulturës, si pjesë e përkujtimit të 19 shkurt të vitit 1951, datë kjo e cila shënoi njërën prej ngjarjeve më makabre të kohës, ku prej hedhjes së një bombe në Ambasadën Sovjektike në Shqipëri, 22 intelektualë u dënuan dhe pushkatuan pa prova, dëshmitarë apo fakte nga regjimi i kohës, u promovua së fundmi edhe botimi në gjuhën Angleze edhe libri i shkrimtarit dhe autorit të njohur Uran Butka me titullin "Bombë në Ambasadën Sovjetike".
Në praninë e mjaft intelektualëve, historianëve, dhe familjarëve të viktimave të tragjedisë, vetë Butka u shpreh se "si çdo vit, edhe këtë vit ne përkujtojmë 22 intelektualët që u dënuan dhe vranë padrejtësisht nga regjimi e sistemi i kohës, por kësaj here ne i përkujtojmë ndryshe, ata me anën e publikimit të një "dosjeje të hapur", e cila e përkthyer në gjuhën angeleze do ti tregojë marë botës tashmë një prej hisotorive më të shumtuara të asaj periudhe" tha Butka gjatë promovimit të librit të tijë.
Nga ana tjetër, në fjalën e tijë përkthyesi i librit të Butkës, Zt.Skënder Buçpapaj, mjaft i emocionuar shprehu se "Duke përkthyer historinë, kam ndjerë dhimbjen e autorit, si dhe dhimbjen e 22 intlektualëve që u dënuan e pushkatuan, dhe siç tha edhe Butka, qëllimi i përkthimit të këtijë libri vjen jo vetëm si përkujtim i një tragjedie, por nga rëndësia që ka, ai i tregon Europës e mbarë botës krimet e kohës, të cilat nën emrin e regjimit apo suduesve dënonin njerëz të pa fajshëm, pa asjnë lloj prove apo fakti".
Edhe Agron Tufa, Drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, gjatë prezantimit përkujtimor, në fjalën e tij të rastit theksoi se "Përkujtimin e kësaj tragjedie e kemi zgjeruar edhe më tej, duke e lançuar në gjuhën angleze për të përhapur historinë që tregon një ndër krimet më të përbindëshme të diktaturës, e cila si pasojë e një shpërthimi që nuk mori asnjë jetë, hartoi listen e zezë prej 150 të dyshuarve, ku 22 prej tyre u dënuan pa gjyq apo shkak nga gjendocidi intelektual i kohës".
"Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi, Sabina Kasimati, janë emrat e 22 intlektualëve të pushkatuar, për të cilët Butka tregon historinë e vërtetë, duke prezantuar në këtë libër dokumenta origjinale dhe fakte reale, të cila do ti tregojnë botës historinë e këtij gjenocidi gjakatar, i cili shtypte e merrte jetë njerëzish për tu fuqizuar në këtë formë të shumtuar". /k.m/./a.g/










