Bombë në tualet, "Air Francë"
ulje të detyruar në Kenia

Bombë në tualet, ulje të detyruar në Kenia">
Një alarm për bombë ka bërë që një aeroplan me pasagjerë i kompanisë franceze “Air Francë” të kryejë ulje të detyrueshme në qytetin bregdetar Mombasa të Kenias.
 
Autoritetet thonë se, në avionin boeing 777 të “Air Francë” që kishte 459 pasagjerë është gjetur një pajisje e dyshuar si bombë në një nga tualetet e avionit.
 
Aeroplani Boeing 777 i Air Francë ishte fluturimi numër 463 dhe ishte drejtuar në aeroportin Charles de Gaulle në Paris, kur pilotët kërkuan një ulje emergjente në aeroportin e Moi Ndërkombëtar.

bombe

Autoritete shtojnë se, avioni mbante 459 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe sapo kishte lënë qytetin e Mauritius në Afrikë.

Sapo ngjarja ëhstë raportuar, të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurtë dhe pajisja u nxorr jashtë nga ekspertët e bombave të cilët tashmë po hetojnë për pajisjen e gjetur në bordin e avionit.

Policia ka marrë në pyetje gjashtë pasagjerë, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mendohet se pakoja është vendosur në tualet nga dy pasagjerë, të cilët janë shoqëruar në polici.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate