Sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj po kalon një moment tejet pozitiv me skuadrën B të Barcelonës. Shqiptari ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e fundit që u fitua 4-2 me përmbysje kundër Llagostera, që ishte e vlefshme për divizionin e dytë.
Manaj realizoi golin e parë për skuadrën e tij, që i hapi rrugë përmbysjes për tre pikët. Për bomberin 24-vjeçar ky ishte goli i tetë në kampionat, duke treguar se është në formë të përkryer teksa Reja bën përgatitjet e fundit për listën e Kombëtares në prag të ndeshjeve me Andorën dhe Anglinë në fund të marsit.
Ndërkohë rrugën e rrjetës këtë fundjavë ka gjetur edhe fantazizti Nedim Bajrami që luan në Seria B me Empolin. Futbollisti që kërkohet me ngulm nga Reja, por që nuk po merr lejen nga Zvicra, shënoi golin e barazimit 1-1 kundër Citadella-s. E ardhmja e tij me kombëtaren kuqezi është ende enigmë, por nga pala shqiptare po përpiqen jo pak.
Lajme jo të mira kanë ardhur nga Holanda për sulmuesin Armando Broja. 19-vjeçari që është pjesë e Chelsea-s, po kalonte një moment të jashtëzakonshëm, por në ndeshjen me Az Alkmar ai luajti për disa minuta i dëmtuar. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por do të ishte një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë në rast se më e keqja konfirmohet.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.4%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1712
Lajme të tjera
-
Nedim Bajrami ndryshon ekip, fantazisti i Kombëtares mbetet në Serie A
30 Janar, 17:24
-
VIDEO/ Ismajli 'zverdhet' nën sytë e Sylvinhos, Bajrami në stol! Empoli 'zhyt' Sampdorian në fundin e Serie A
16 Janar, 22:52
-
'Po kaloj vitin më të vështirë në jetë', Armando Broja: Nuk jam perfekt si njeri dhe lojtar
31 Dhjetor 2022, 11:29
-
ZYRTARE/ Zëvendësuesi i Armando Brojës, Chelsea prezanton sulmuesin e ri
28 Dhjetor 2022, 17:54
-
E KRYER/ 12 milionë euro, Chelsea gjen zëvendësuesin e Armando Brojës
22 Dhjetor 2022, 13:18
-
FOTO/ Dëmtimi i kushtoi sezonin, Armando Broja kryen me sukses operacionin
21 Dhjetor 2022, 16:05
-
Armando Broja konfirmon mbylljen e sezonit: Jam i shkatërruar
14 Dhjetor 2022, 15:21
-
Armando Broja mbyll sezonin te Chelsea, operohet sulmuesi
13 Dhjetor 2022, 17:45
-
'Ulërima' e Brojës, Potter: Nuk duket diçka pozitive, herët për të folur
12 Dhjetor 2022, 19:26
-
VIDEO/ Dëmtim i rëndë për Armando Brojën te Chelsea, sulmuesi shqiptar largohet nga fusha mes ulërimash
11 Dhjetor 2022, 16:15
-
Armando Broja lë pas dëmtimin, trajneri i Chelsea e grumbullon për fazën përgatitore
5 Dhjetor 2022, 16:29
-
Ndryshime në listën e Kombëtares, Armando Broja largohet në Angli! Për Armeninë mungojnë tre futbollistë
17 Nëntor 2022, 16:22