POGRADEC - Shpërthimi tragjik në lokalin në qendër të fshatit Beragozhde të Dardhasit ku u shënuan 33 të plagosur rëndë, nxjerr në pah një problem të kahershëm në vendin tonë me bombolat e gazit që përdoren për gatim dhe ngrohje. Njëra nga dy bombolat që ndodheshin në lokal, ka qenë e dëmtuar me plasaritje çka ka shkaktuar rrjedhje gazi. Policia thotë se ka qenë një pakujdesi nga ana e pronarit të lokalit që ka sjellë shpërthimin tragjik pasditen e së hënës rreth orës 18:00, por pa saktësuar veprimin e tij. 20-vjeçari Romario Muçka është vënë në pranga me akuzën e "plagosjes së rëndë nga pakujdesia dhe për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse". Njëra nga bombolat ka qenë në gjendje pune, ndërsa tjetra ka qenë e dëmtuar.

Megjithatë policia është duke kryer hetimet, pasi në lokal ka pasur edhe një sobë zjarri me dru.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa thuajse gjithçka në lokal është shkrumbuar. Pjesëtarë të stafit dhe klientë që ndodheshin në lokal kanë pësuar dëmtime të rënda. 26 të lënduar janë transportuar me autoambulanca mbrëmjen e së hënës, ku 9 prej tyre ndodhen në terapi intensive. Të plagosurit e tjerë me dëmtime më të lëhta ndodhen në spitalin e Pogradecit dhe të Korçës, ndërsa disa të tjerë pas mjekimit ndodhen në banesat e tyre.
Për të parë nga afër gjendjen e të plagosurve në QSUT mbërritën kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, ministri i Shëndetësisë Beqaj, deputetë të PS, PD e LSI. Transportimi i të lënduarve drejt Tiranës u bë pasi në Spitalin e Pogradecit mungojnë mjekët specialistë dhe infrastruktura për djegiet.
Ora 12:20 Mberrijne ne QSUT edhe 3 te plagosur
Në mesditë tre të plagosurit që ndodheshin në Spitalin e Korçës janë transportuar drejt Tiranës. Dy prej tyre janë sjellë me helikopter për shkak të gjendjes së tyre më delikate, ndërsa i treti me ambulancë.

Ora 10:50 Mejket: Ne QSUT 23 te plagosur, 9 ne gjendje te rende me djegie te shkalles 3
Shefi i pavionit të djegieve në QSUT, Gjergji Belba doli në një deklaratë për mediat ku dha informacione për gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në lokalin e fshatit Beragozhdë të Dardhasit. Ai tha se mbrëmjen e së hënës janë transportuar 23 pacientë me ambulanca nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, ku 9 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje më të rëndë, me djegie të gradës së tretë.
Mes të plagosurve është edhe një 14-vjeçar, më i vogli në mesin e të lënduarve, të cilët janë kryesisht të moshave 25-45 vjeç. Gjendja e tij dhe e të lënduarve të tjerë, është e stabilizuar - tha mjeku Belba - ndaj për momentin nuk është e nevojshme lëvizja e tyre për mjekim më të specializuar jashtë vendit.
"8 të tjerë janë në pavion me gjendje të mesme, 6 në gjendje më të lehtë. Janë me djegie të gradës së 3-të kryesisht, janë djegie të thella, kanë prekur, duar, fytyrë, trup. Një 14-vjeçar është me djegie mbi 50 %, për momentin e kemi të stabilizuar. I kemi të gjitha kapacitetet, qoftë si ambiente, qoftë si staf, për momentet që flasin nuk është i munduar lëvizja me avion për faktin se ata duhet të stabilizohen", -tha ai.
Ora 10:00 Basha viziton të plagosurve nga shpërthimi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka parë nga afër gjendjen e të plagosurve në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Beragozhd të Dardhasit. Zoti Basha u takua me familjarë, personelin mjekësor si dhe me shefin e Shërbimit të Djegies Plastike, Gjergji Belba, ku u informua për gjendjen e të plagosurve. Zoti Basha u ka uruar shërim të shpejtë të dëmtuarve, duke shprehur njëherësh dhe shpresën që të mos ketë pasoja të rënda për të lënduarit. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka inkurajuar stafin mjekësorë të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre për t'ju ardhur në ndihmë të lënduarve, në mënyrë që të tejkalohen sa më shpejt pasojat e plagëve dhe lëndimeve që kanë marrë.
Te GJITHA zhvillimet gjate mbremjes se te henes 1 shkurt 2016

(Fotot ekskluzive nga lokali ku shpertheu bombola e gazit, gjithcka e shkrumbuar)
Ora 23:00 Emrat e 17 prej 23 të plagosurve në QSU
Leonard Hamolli 30 vjec
Renato Hamolli 27 vjec
Aldi Fraholli 23 vjec
Andrea Fraholli 22 vjec
Agjerim Mushka 45 vjec
Arjol Fraholli
Florenc Fraholli
Eri Fraholli
Erion Pera 34
Eri Hamolli 14 vjec
Klodian Dumani
Nardi Hamolli 30 vjec
Drilon Hamolli
Arjan Fraholli
Xhuljan Smaholli
Musa Smaholli
Gentian Lumani
Jurgen Mucka
Ora 22.40 Policia: 24 të plagosur, në lokal kishte dy bombola
Policia e Pogradecit ka bërë një bilanc të të plagosurve në fshatin Beragoxhdë të njësisë administrative Dardhas. Përmes një njoftimi për shtyp, sipas policisë rezulton se të dëmtuar janë 24 persona. 14 prej tyre janë në QSUT, 7 në Spitalin e Pogradecit dhe 3 të tjerë në Spitalin Rajonal Të Korçës.
Sa i përket shkaqeve të shpërthimit, policia sqaron se në ambjentet e lokalit ndodheshin 2 bombula gazi, njëra në gjendje pune, e mbushur. Ndërsa tjetra, ka qënë e plasaritur (dëmtuar) dhe për pasojë ka shkaktuar rrjedhje gazi.
Por sipas policisë në ambjentet e lokalit, ka pasur një sobë zjarri, me dru. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur, si rezultat i rrjedhjes së gazit, prej bombulës të plasaritur.
Ndërkohë janë ngritur grupe pune, edhe nga Inspektoriati Shtetëror Teknik, për të bërë verifikimet përkatëse për kushtet teknike, në këtë ambjent.
Policia thotë se në momentin e shpërthimit pronari i loklait, 46 vjeçari Dashamir Muçka nuk ndodhej aty, ndërsa djali i tij 16 vjeç ëhstë dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pogradecit.
Ora 22.27 Kryeministri Rama viziton të plagosurit në QSUT
Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga ministri i Shendetesise Ilir Beqaj ka mbërritur në orën në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të të plagosurëve.
Ora 21.45 Beqaj viziton të plagosurit: 6 prej tyre në gjendje të rëndë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili pa nga afër gjendjen e të plagosurve tha se nga 21 të plagosur që kanë mbërritur në repartin e djegieve plastike, 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
"6 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë në kushte të mira. Po u jepen të gjitha shërbimet. Përmasat janë të tilla, në kufijtë e tragjedisë, dhe janë mbi 20 vetë që kanë qenë në atë ambient. Kemi ende pacient që i presim”, tha Beqaj.
Ora 21:20 14 vjeçari Eri Hamolli i djegur në 50% të trupit
Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka mbërritur edhe një tjetër i plagosur dhe bëhet fjalë për personin më të dëmtuar në ngjarjen e ndodhur në Pogradec.
Sipas mjekëve, bëhet fjalë për 14 vjeçarin Eri Hamolli i cili është djegur në masën 50% të trupit. Mjekët thonë se personi i fundit që mbërriti në repartin e djegies është Arjan Muçka, që u paraqit për ndihmë mjekësore menjëherë pas Nardi Hamolli dhe Renato Hamolli
Ora 20.45 Mbërrijnë në QSUT 2 autoambulanca të tjera
Mbërrijnë në Repartin e Djegieve Plastike, 2 autoambulanca të tjera me 3 plagosur. Gjendja e tyre duket më e rëndë. Të tjerë të plagosur pritet të mbërrijnë. Deri tani ne QSUT ndodhen 12 persona.
Ora 20:38 Emrat e 10 të plagosurve në Tiranë
Nardi Hamolli, Renato Hamolli, Arjan Muça, Eri Hamolli, Ariol Fraholli e Florenc Fraholli, Agjerim Muçka, Drini Hamolli, Erion Pera, Klodian Dumani
janë emrat e 10 të plagosurve të cilët kanë mbërritur në QSUT për shkak të gjendjes së tyre të rëndë dhe trajtimit më të specializuar.
Ora 20:30 Mbërrijnë 6 të plagosurit e parë në QSUT
Në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë mbërritur 6 të plagosurit e parë nga shpërthimi. Ata kanë dalë të gjithë nga një ambulancë me të cilën udhëtuan nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës. Gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar, megjithatë nuk bëhet fjalë për rrezik për jetën.
Deputeti Taulant Balla, drejtoresha e QSUT-së Oligerta Manstirliu, por edhe familjarë të të lënduarve janë të pranishëm në ambientet e jashtme për të mësuar më shumë për gjendjen e tyre.

Foto të tjera..
Ora 20.25 Kapri: Shpërthimi nga një bombol e dëmtuar
Kryetari i Bashksië së Pogradecit u shpreh në një prononcim për Report Tv se nga shpërthimi i ndodhur kanë mbetur të plagosur rreth 28 persona.
Sipas tij, shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombule të dëmtuar. Ndonëse ai vetë nuk ndodhet në Pogradec për shkak të angazhimit të tij në një seminar jashtë Shqipërisë, Kapri thotë se janë marrë të gjitha masat për transportimin e të plagosurëve, 6 prej të cilëve kanë mbërritur tashmë në QSUT, në Repartin e Djegieve Plastike.
Për t'u ardhur në ndihmë të plagosurve, Kapri tha se janë angazhuar ambulancat e Pogradecit dhe Korçës. Sipas tij reagimi nga ana e institucioneve si policia, zjarrëfikëset dhe spitali ka qenë i shpejtë, por kaos është krijuar në momentin e shpërthimit, për shkak të numrit të lartë të personave të plagosur.
"Në këto momente, janë rreth 28 persona të plagosur, 3 janë në spitalin e Korçës me djegje 20%, kurse nga Pogradeci në Tiranë janë nisur mbi 15 persona, 6 prej të cilëve jane rende. Në Spitalin e pogradecit janë 6 persona me dëmtime të lehta," sqaroi Kapri.
Ora 19:30 Drejtori i Spitalit: 5 te plagosur u transportuan me nje ambulance
Në një lidhje telefonike për Report TV, drejtori i Spitalit të Pogradecit Genti Çala foli për një gjendje të rënduar të të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit. I gjithë spitali i Pogradecit është angazhuar për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve – tha Cala – duke shtuar se deri më tani janë transportuar 7 persona drejt Tiranës, për të marrë mjekimin e specializuar në QSUT, aty ku ofrohet shërbimi i Djegie Plastikës.
Sipas tij, të gjithë të plagosurit duhet të transportohen drejt Tiranës – por ajo që përbën skandal – është fakti se 5 lënduar me djegie të shkallës dy dhe tre siç tha drejtori i Spitalit – janë lëvizur të gjithë në një ambulancë. Një ambulancë e dytë është nisur me dy persona të tjerë të landar – shtoi më tej Çala.
“Kemi kërkuar ndihmën e ministrisë për t’i transportuar dhe t’i japim ndihmën e parë sa më shpejtë. Në spitalin e Pogradecit ka një repart të kirurgjisë së përgjithshme, por jo repart për djegiet. Shërbimi i djegie plastikës është vetëm në QSUT”, - tha Cala.
Ora 19:15 Mesohet identiteti i nje prej te plagosurve
Shqiptarja.com mëson identitetin e një prej të plagosurve, i cili është transportuar për në spitalin e Nënë Tereza në Tiranë. Agjërim Muçka, i cili mendohet se është i afërm me pronarin e lokalit, kjo edhe për shkak të mbiemrit të njëjtë, ka marrë plagë të rëndë të cilat kërkojnë mjekim më të specializuar.
Ora 19:10 Inspektoret Teknik nisin verifikimet per shperthimin
Pas ngjarjs, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nisi grup pune për verifikimin shkaqeve që sollën shpërthimin e bombolës. Kryesinpektori Gazmend Osmani konfirmon për Shqiptarja.com në vendgjarje janë nisur 6 inspektorë. "Po ndjekim situatën, kontroll për sigurinë e pajisjeve me presion", tha ai.

(Familjaret e te plagosurve jashte spitalit te Pogradecit, presin te mesojne per gjendjen e te afermve te tyre)
Ora 19:00 Muçka: Gjendje kaotike, 6 te plagosur drejt Tiranes
Në një lidhje telefonike për Report Televizon, Alban Muçka, kryetar i njësisë administrative të Dardhasit tha se edhe të plagosur të tjerë kanë nevojë për ndihmë më të specializuar.
"6 janë nisur për në Tiranë, ka dhe shumë të tjerë që kërkojnë ndihmë spitalore më të specializuar. Nuk mund të themi numrin e saktë, doktorët po bëjnë punën e tyre dhe pacientët janë të shpërndarë në dhoma të veçanta. Në spital është gjendje kaotike, nuk po e caktojmë dot numrin e tyre. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Shumica janë 18-27 vjeç, ka edhe 40-vjeçarë.Pronari i lokalit nuk ishte i pranishëm në momentin që ndodhi shpërthimi", - tha Muçka.
Ora 18:55 Balliu: Disa të lënduar në spitalin e Korçës
Në një lidhje telefonike për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Poligron Balliu tha se disa të lënduar janë transportuar në spitalin e Korçës. Kjo për shkak se në Spitalin e Pogradecit nuk ka një njësi të specializuar për djegiet.
Incidentet me bombolat e gazit
Incidentet me bombolat e gazit kanë qenë të shpeshta në vendin tonë, kjo për shkak të kushteve të sigurisë së tyre. Përmendim këtu shpërthimet në banesa apo edhe në lokale siç ndodhi në gusht të vitit të kaluar në rrugën "Don Bosko" që shkakroi mbi 21 të plagosur
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Ora 20.25 Kapri: Shpërthimi nga një bombol e dëmtuar

FOTO