Bonot e thesarit, interesi
zbret në 4.31 për qind

Bonot e thesarit, interesi<br />zbret në 4.31 për qind
TIRANE - Qeveria e re, që pritet të nisë punën në ditët në vazhdim, duket se do ta ketë më të lehtë të marrë borxh të brendshëm. Interesat e bonove të thesarit shënuan një tjetër rënie historike në interesa, çka nënkupton një borxh më të lirë për qeverinë. Për bonot njëvjeçare, shuma e shitur dje ishte 6.1 miliardë lekë, nga të cilat shuma që i takon Bankës së Shqipërisë është 150 milionë lekë.

Në ankandin e fundit me të njëjtin afat maturiteti, interesi mesatar i bonove zbriti në një nivel minimum historik prej 4.31%. Ndërsa për bonot 6-mujore, shuma e shitur është 4 miliardë lekë, nga të cilat rreth 2.55 miliardë i takojnë Bankës së Shqipërisë. Në ankandin e fundit me të njëjtin afat maturiteti, interesi i tyre zbriti në 3.99%.

Bankat pothuajse kanë hequr dorë nga kreditimi i ekonomisë dhe e kanë përqendruar investimin e fondeve të lira në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë. Në këto kushte, Financat nuk do ta kenë të vështirë të shesin bono thesari me interesa të ulëta, ndërkohë që deficiti buxhetor është rritur ndjeshëm për shkak të rendimentit të ulët të të ardhurave dhe rritjes së lartë të shpenzimeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë