Bora, Berisha: Përballuam
situatën, opozita e çakordua

Bora, Berisha: Përballuam<br />situatën, opozita e çakordua
KORCE- Nga qyteti i Korçës Kryeministri Berisha deklaron se situata e emergjencës është përballuar me sukses duke pasur vetëm një të vdekur, dhe asnjë të zhdukur ndërsa vë theksin te zhbllokimi i fshatrave të izoluara.  Sipas kreut të ekzekutivit qeveria mund të mos ketë qenë psikologjikisht gati për të përballuar situatën, por materialisht ka qenë. Sipas kryeminstrit "Opozita është e cakorduar”.
 
BERISHA: QEVERIA E PERGATITUR TE PERBALLONTE SITUATEN
“Qeveria nuk mund të kishte angazhim psikologjikisht për përballimin e situatës, por materialisht ka qenë. Vetëm në Kukës kishte 30 borëpastruese. A ishim ne të papërgatirur në Korçë kur rrugët kombëtare nuk u bllokuan për asnjë moment, vetëm në disa orë gjatë natës. Ky shtet nuk është kurrë i papërgatitur për të përballuar emergjencat , ne e kemi faktuar. Dëbora ishte shumë e madhe, dhe kjo kërkon që fondet për mirëmbajtjen e rrugëve të shtohen në mënyrë që kompanitë të mund të kontraktojnë borëpastruese më të fuqishme. Dhe ne këtë do e bëjmë. Qeveria disponon të gjitha mundësitë për të ndërhyrë dhe ndihmuar familjet në nevojë. Qeveria nuk mund të zotohet që të mund të japë ndihmën e duhur për shpëtimin e bagëtive, por kjo është një leksion që duhet të nxirret nga i gjithë komunitetit. Rezervat ushqimore duhjet të afrohen gjithnjë më afër."- thekson kryeministri.

KRYEKOMUNARET TE HAPIN RRUGET RURALE
Ai u kërkon kryetarëve të komunave të përdorin në mnënyrë sa më të shpejtë dhe me eficencë fondin e dhënë nga qeveria për të hapur rrugët rurale. “I bëj thirrje krerëve të komunave të shfrytëzojnë fondin e të hapin rrugët rural. Ne nuk u kërkojmë që me këto fonde të të hapni rrugët kryesore që lidhin komunën me akset nacionale. Ato i hapim ne, qeveria qëndrore, me këto fonde hapni me cdo kusht rrugët e fshatrave. Nuk mund të ketë fshatra të izoluar vetëm në raste të veçanta kur janë shumë të largëta dhe duhen disa ndërhyrje shumë të vecanta. Ne do të jemi të gatshëm të ndërhyjmë qoftë me ndihma, qoftë me mundësinë e hapjes së rrugëve. Në tërësi fondi i dhënë për hapjen e rrugës së fshatrave është i mjaftueshëm por përdorimi i tij sa më shpejt e më me eficiencë dhe duke mobilizuar edhe komunitetin, sepse kjo e bën më të përballueshme situatën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë