TIRANE- Reshjet e dëborës janë ndërprerë në të gjithë vendin, duke i lënë vendin acarit dhe ngricave të cilat kanë mbuluar akset rrugore në veri dhe juglindje.
ELBASAN, VDES NGA I FTOHTI 68 VJECARI
Në Elbasan një 68 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Kongresi i Elbasanit”. Mjekët bënë të ditur se 68 vjeçari ka gjetur vdekjen nga një atak në zemër të shkaktuar nga i ftohti. (Nga Andi Qosja)
SHKODER, TAMARE-SELCE-VERMOSH i BLLOKUAR NGA AKULLI
Mëngjesi i së hënës ka sjellë jo pak probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugë për shkak të ngricave dhe akullit në qarkun e Shkodrës. Situata paraqitet më problematike ne rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe. Pavarësisht se në të gjithë qarkun reshjet e dëborës janë ndërprerë temperaturat e ulëta të 24 orëve të fundit, kanë shkaktuar bllokim të rrugëve rurale, vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akset nacionale dhe probleme në furnizimin me energji elektrike. Situata paraqitet më e vështirë në rrethin e Malësisë së Madhe, ku trashësia e dëborës ka arritur në 60 cm. Ndërsa aksi Tamarë- Selcë-Vermosh është bllokuar për shkak të akullit, i cili e bën të pamundur lëvizjen e automjeteve. Banorët e Vermoshit tashmë mund të komunikojnë nëpërmjet shtetit fqinj të Malit të Zi, pasi në pjesën tjetër të vendit e kanë të pamundur të lëvizin. Në rrethin e Shkodrës, në akset e rrugëve rurale të Qafë-Thores dhe aksi i Prekalit që lidhet më komunat Shalë, Shosh, Pult, trashësia e dëborës është 40 cm, ndërsa ka prani të akullit dhe ngricave. Ndërkohë në rrethin e Pukës reshjet e dëborës kanë pushuar ndërsa në këtë qytet dhe në Fushë-Arrez është rikthyer edhe energjia elektrike pas defektit në linjën e tensionit të lartë të një dite më parë. Në akset nacionale të këtij rrethi lëvizet me zinxhirë ndërsa aksi më problematik mbetet Pukë- Fushë Arrëz- Qafë Mali, ku në Qafen e Malit ka probleme me akullin pasi trashësia e dëborës është deri në 60 cm. (Nga Elvis Nabolli)
ELBASAN, BLLOKOHEN FSHATRAT, 2 MAKINA DALIN NGA RRUGA
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkun e Elbasanit jo vetëm në bllokimin e disa zonave rurale por edhe në qarkullimin rrugor në akset kryesore nacionale. Mëngjesi i sotëm i gjeti rrugët e këtij qarku me prezencë të ngricave, të cilat kanë vështirësuar së tepërmi qarkullimin e automjeteve, veçanerisht në segmentin rrugor Elbasan-Qafë-Thanë ku si rezultat i ngricave dy automjete kanë dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale e avari në qarkullimin rrugor, por fatmirësisht pa të dëmtuar në njerëz.
Punonjës të Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve Nacionale në qarkun e Elbasanit tregojnë se herë pas here po realizohet hedhja e materialeve që ndihmojnë në shkrirjen e akullit si kripë e skorje, por situata ka qenë tepër problematike veçanërisht në orët e para të ditës
Situatë të ngjashme ka sjellë mëngjesi i sotëm edhe në segmentet Elbasan-Tiranë nëpërmjet Qafës së Krrabës. Në kthesat e fshatit Gracen ka pasur prezencë të ngricave sikurse edhe në aksin tjetër nacional Elbasan-Peqin. Si rezultat i ngricave një tjetër automjet ka dalë nga rruga duke regjistruar vetëm dëme materiale.
Situata duket më e rënduar në disa zona rurale të rrethit të Librazhdit ku tashmë flitet për zona e fshatra të bllokuara nga dëbora. Më kritike paraqitet gjendja në komunën e Sterbleves ku rruga kalohet me zinxhirë deri në Fushë-Studio që është edhe qendra e komunës. Të gjithë akset për në fshatrat e kësaj komune janë të bllokuara pasi debora ka kaluar trashësinë e 60 cm. I bllokuar është gjithashtu edhe fshati Sopot në komunën Stravaj dhe fshati Qarrishte në komunën Qender. Vështirësi në qarkullimin e mejteve ka pothuajse në të gjitha fshatrat e këtij rrethi. Situatë të vështirë po kalojnë dhe disa fshatra të rrethit të Gramshit ku tashmë janë të bllokuara të gjithë fshatrat e komunës Kukur, Skënderbegas dhe Tunje. Të gjitha këto komuna kanë vështirësi në qarkullimin rrugor për t’u lidhur me qytetin dhe e vetmja mënyrë e transportit është përdorimi i kafshëve.
KORCE
Në Korçë temperatura ka arritur deri në -7 Gradë Celcius. Akset nacionale Korçë- Kashticë, Korçë- Ersekë dhe Korçë- Qafë Thanë janë të kalueshme me zinxhirë. Po kështu të kalueshme vetëm me përdorimin e zinxhirëve janë akset që të çojnë në pikat turistike të Korçës, Dardhë dhe Voskopojë.
Problematikë për shkak të ngricave ka dhe brenda në qytet, ku bulevardi dhe trotuaret janë të pushtuara nga ngricat. Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente, me përjashtim të bllokimit të të automjete në Qaf Plloç pasditen e djeshme pasi një makinë rrëshqiti për shkak të akullit.
Policia e qarkut ka dyfishuar patrullimet sidomos në akset nacionale, si ajo Korçë- Kapshticë ku lëvizja e automjeteve është shtuar për shkak të kthimit të emigrantëve. (Nga Dafina Ismaili)
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com